LAJMI I FUNDIT:

Bogujevci në Forum përmend luftën e Kosovës: Të gjitha gratë në familjen time janë vrarë

Bogujevci në Forum përmend luftën e Kosovës: Të gjitha gratë në familjen time janë vrarë

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka folur për luftën e fundit në Kosovë.

Para të pranishmëve, ajo ka treguar për përvojën e saj, si i ka mbijetuar një masakre të tmerrshme, ku kanë humbur jetën të gjitha gratë e familjes së saj.


“Kam mbijetuar nga një masakër dhe fatkeqësisht të gjitha gratë në familjen time janë vrarë. Unë mbeta vetëm me babën, agjën dhe disa kushëri. Për fat të mirë kisha njerkën dhe tezën që kujdeseshin për mua. Gratë gjithmonë kanë luajtur rol të rëndësishëm në shoqëri edhe pse emrat  tyre nuk përmenden shumë. Gratë ishin të mbyllura në shtëpi në kohë të luftës, nuk kishin armë për të luftuar, por ishin aty për t’u përkujdesur për familjen”, ka thënë ajo.

Ky Forum filloi një ditë më parë ku iniciuese e saj është presidentja Vjosa Osmani.

Mesazhet në fjalë u përcollën nga mbi 400 pjesëmarrës, liderë, diplomatë, akademikë, ministra e pjesëmarrës të tjerë të 33 vendeve të botës të cilët të shtunën kishin zbarkuar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, gjatë ditës së shtunë kur edhe u hap zyrtarisht forumi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Politikë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë

Politikë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit

Lajme
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor

Politikë
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura

Kronika e Zezë
Kalo në kategori