LAJMI I FUNDIT:

Bob Dylan thyen heshtjen! (Video)

Bob Dylan thyen heshtjen! (Video)

Më në fund Bob Dylan thyen heshtjen dhe thotë se e pranon çmimin e Nobelit për Letërsi. “Vlerësimi më la pa fjalë”, u justifikua ai tek fondacioni i Nobelit, lidhur me mungesën e një reagimi që prej shpalljes së vendimit më herët gjatë muajit.

Edhe pse fondacioni nuk e ka të qartë nëse këngëtari do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në muajin dhjetor, britanikja “Daily Telegraph” raporton se Dylan ka ndërmend të tërheqë çmimin në person, nëse kjo do të jetë e mundur.


Në një intervistë për gazetën ai e përshkruan vlerësimin si të mrekullueshëm, e të papritur. “Është e vështirë për t’u besuar..Kush do të ëndërronte për diçka të tillë”, citon e përditeshmja britanike fjalët e tij.

Legjendës së muzikës ju njoh merita për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e madhe të këngës amerikane në 13 tetor. Gjithsesi mungesa e një reagimi nga ana e artistit shkaktoi jo pak habi, dhe një pjesëtar i akademisë suedeze që jep çmimet Nobel e konsideroi heshtjen e tij, si të pasjellshme dhe arrogante.

Por të premten Fondacioni i Nobelit njoftoi se Dylan kishte telefonuar Sara Danius, sekretare e përhershme në akademinë suedeze, për t’i thënë asaj se kishte mbetur pa fjalë dhe se e vlerësonte shumë nderimin. /TCH/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori