LAJMI I FUNDIT:

Boateng përshëndetet nga Bayern Munich: Jam gati për sfidat e reja

Boateng përshëndetet nga Bayern Munich: Jam gati për sfidat e reja

Pas shumë vitesh, Jerome Boateng do të largohet nga Bayern Munich.

Mbrojtësi qendror gjerman, ka folur për kanalin zyrtare të Bayern, duke treguar edhe dëshirën për të përjetuar përvoja e reja në fundin e karrierës.

“Unë jam jashtëzakonisht krenar që jam bërë pjesë e historisë së këtij klubi, që kam qenë në gjendje të luaj kaq shumë ndeshje dhe të argëtohem me fanellën e Bayern Munich”.

“E dija që herët a vonë do të mbaronte sepse unë jam një person që kam nevojë për sfida të reja, për të përjetuar gjëra të reja”.

“Unë jam mirënjohës ndaj klubit dhe ndaj çdo personi me të cilin kam punuar në këto dhjetë vjet, ka qenë vërtet e pabesueshme”, ka thënë Boateng. /Telegrafi/