LAJMI I FUNDIT:

BMW synon që nga viti 2025 të ofrojë ekran të plotë në xhamin e përparmë në veturat e tyre

BMW synon që nga viti 2025 të ofrojë ekran të plotë në xhamin e përparmë në veturat e tyre

BMW ka përshkruar vizionin e saj për ekranin “heads-up” (HUD) për të rritur më mirë fokusin tuaj kur vozitni në të ardhmen.

Duke prezantuar BMW i Vision Dee në CES 2023, BMW ka shfaqur një koncept në të cilin e gjithë xhami i përparmë, pra sipërfaqja më e madhe në makinë, mund të përdoret si një HUD.


Duke përdorur teknologjinë e projeksionit, ideja është të ecim përpara nga pozicioni aktual ku një pjesë e vogël e xhamit të përparmë ofron disa informacione dhe në një të ardhme ku më shumë hapësirë boshe mund të përdoret në mënyrë konstruktive, raporton pocket-lint, transmeton Telegrafi.

Ideja është që të lejohet shoferi të mbajë sytë nga rruga, në vend që t’i vërë ata të shikojnë poshtë në një ekran. Aktualisht, BMW ofron navigacion në stilin AR, për shembull, por është në ekranin qendror të makinës, kështu që për të përfituar plotësisht nga kjo, duhet të largoni shikimin nga rruga.

Pjesa emocionuese e këtij propozimi është se BMW e dëshiron këtë teknologji në atë që e quan Neue Klasse ose veturat e reja që nga viti 2025 e tutje.

Koncepti BMW i Vision Dee i prezantuar në shfaqjen e teknologjisë në Las Vegas nuk përdor vetëm teknologjinë e projeksionit për HUD në xhamin e përparmë, por edhe për të përdorur më shumë dritaret anësore, me aftësinë për të projektuar “avatarin” tuaj mbi të.

Kjo është krijuar për të shtuar pak argëtim në përvojën e mirëseardhjes: ndërsa i afroheni makinës, mund të përshëndeteni nga avatari juaj, duke e çuar një hap më tej përvojën e personalizimit. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

EVs
SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës - kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës - kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

EVs
Opel Frontera i ri bëri

Opel Frontera i ri bëri "daljen e parë publike" në Stamboll të Turqisë

Auto
“Made in China”, vetura e re elektrike Xiaomi SU7 u prish vetëm pas 39 kilometrave të përshkuara

“Made in China”, vetura e re elektrike Xiaomi SU7 u prish vetëm pas 39 kilometrave të përshkuara

Auto
Shkaku i sigurisë, Tesla do ta ri dizajnojë në tërësi modelin Cybetruck

Shkaku i sigurisë, Tesla do ta ri dizajnojë në tërësi modelin Cybetruck

Modelet e Reja
Pamjet që janë bërë virale - zbulohet historia e Lamborghinit 'të braktisur' dhe pa rrota

Pamjet që janë bërë virale - zbulohet historia e Lamborghinit 'të braktisur' dhe pa rrota

Auto
Kalo në kategori