LAJMI I FUNDIT:

BMW Mamba – koncepti i makinës ‘peshkaqen’ (Foto)

BMW Mamba – koncepti i makinës ‘peshkaqen’ (Foto)

Kompania me bazë në MUnih të Gjermanisë, e ka bërë publik konceptin e makinës që pritet ta lansojë më fund të këtij viti.

Vetura e re nga BMW që nuk dihet saktësisht ku është bazuar, qe quajtur në medie si ‘hundë-peshkaqen’, shkaku i pjesës së përparme, transmeton Telegrafi.


BMW Mamba koncepti i mahnitshem i makines hunde peshkaqen foto 2

Dukja e egër dhe me shumë linja të theksuara, ka bërë që Mamba të ketë aerodinamikë të lartë, që do t’i ndihmonte shumë në lëvizje.

Por, pa marrë parasysh pjesën e jashtme, super-makina ka nën kapak motorin 3.0-litra që e bën të lëvizë me 700 kuajfuqi.

BMW Mamba koncepti i mahnitshem i makines hunde peshkaqen foto 3

Për këtë arsye, kësaj veture i nevojiten vetëm 3.1-sekonda për të ngritur shpejtësinë nga zero në 100 kilometra në orë.

Shpejtësia maksimale e këtij modeli është 338 km/h, kurse nëse është duke lëvizur në versionin elektronik, nuk kalon mbi 250 kilometra në orë. /Telegrafi/