Këngëtarja shqiptaro-britanike, 24 vjeçe, Dua Lipa u ngjit në skenë për një shfaqje në mbrëmjen promovuese të produkteve të reja të YSL.

Ajo ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid, 20 vjeç, dhe të gjithë anëtarët e familjes së saj, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Prezent për t'i dhënë mbështetje Duas, ishte edhe babai i saj, Dukagjini, i cili u bë i njohur për publikun britanik nga mbrëmja e Brit Awards, ku prezantuesi mori pak minuta nga shfaqja për të prezantuar babanë trendi të Dua Lipës.

ddua 2

Dua dukej shumë elegante dhe atraktive veshur me një kostum të shkurtër të zi.

Krijuesja e hitit "New Rules" dukej edhe më provokuese, teksa në pjesën e sipërme kishte veshur një bluzë transparente, duke zbuluar më shumë se që duhet nga pjesa sipër.

Dua i kënaqi të ftuarit me vokalin e saj ndërsa performoi në eventin e promovimit të aromës së re nga YSL - kompani kjo me të cilën shqiptarja së fundmi nënshkroi kontratë.

Dua dukej se ishte e koordinuar për ngjyrën e veshjeve me familjen e saj, pasi të gjithë ata ishin të veshur po ashtu me ngjyrë të zezë në këtë mbrëmje.

ddua2

Lipa u mbështet në këtë event nga nëna e saj, Anesa, vëllai Gjin, 13 vjeç, motra Rina, 18 vjeçe dhe babai, Dukagjini.

Ndërkohë, Anwar Hadid ndryshe nga motrat e tij që këtë javë ndodhen në Milano, për Javën e Modës në Itali, ka vendosur që të qëndrojë në Britani të Madhe, pranë të dashurës së tij. /Telegrafi/