Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se nga sot 17.04.2026 në ora 10:00 do të bllokohet rruga Pejë-Rozhajë vetëm për kamionë.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.


Tutje siç thuhet në njoftim bllokimi i rrugës është vetëm për kamionë dhe ka të bëjë me kufizimet e shoferëve të kamionëve në Bashkimin Evropian, si dhe me disa kërkesa të brendshme të tyre.

“Ju njoftojmë se në komunikim me Policinë e Malit të Zi, kemi pranuar informatën se rruga Pejë–Rozhajë, saktësisht në vendin Dacaj në territorin e Malit të Zi, do të bllokohet nga sot datë, 14.04.2026 prej orës 10:00 deri më datë, 17.04.2026 në ora 10:00. Bllokimi i rrugës është vetëm për kamionë dhe ka të bëjë me kufizimet e shoferëve të kamionëve në Bashkimin Evropian, si dhe me disa kërkesa të brendshme të tyre. Për automjete të vogla rruga do të jetë e hapur”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/