Dua Lipa do të mbajë një koncert në qytetin e Prishtinës.

Por, interesimi aq i madh ka bërë që të bllokohen rrugët e kryeqytetit kosovar.


Telegrafi raporton se pothuajse të gjitha rrugët që të dërgojnë për tek parku i Gërmisë janë bllokuar si pasojë i numrit të madh të veturave.

Madje, disa prej qytetarëve tashmë po shkojnë në këmbë për në koncertin e këngëtares shqiptare

Ndryshe, Dua ka paralajmëruar se të gjitha paratë e mbledhura prej koncertit do të shkojnë për bamirësi. /Telegrafi/