LAJMI I FUNDIT:

Bllokohen blerjet te Real Madridi – nuk do të ketë afrime, duhet të shiten disa nga yjet

Bllokohen blerjet te Real Madridi – nuk do të ketë afrime, duhet të shiten disa nga yjet

Real Madridi kanë nënshkruar tashmë me Eden Hazard, Luka Jovic, Ferland Mendy, Eder Militao dhe Rodrygo Goes, që të gjithë të prezantuar.

Megjithatë, klubi tani duhet të bëjnë disa shitje, pasi aktualisht kanë 36 lojtarë në skuadër e ekipit të parë.


Marcos Llorente tashmë është larguar, duke nënshkruar me Atletico Madridin për 40 milionë euro dhe të tjerët së shpejti do ta ndjekin rrugën e tij.

Eden Hazard (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Po flasim për 10 largime të tjera dhe blerja e lojtarëve është e ndaluar derisa të bëhen shitjet e tyre, në korrik apo gusht.

James Rodriguez , Raul de Tomas dhe Mateo Kovacic kanë gjasë të jenë lojtarët e parë që do të largohen.

Të gjitha lajmet nga Real Madrid
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Real Madrid

Drejtorët e Real Madridit shpresojnë të marrin 120 milionë euro na kjo treshe. 40 milionë euro për Jamesin, 25 milionë euro për De Tomasin dhe 55 milionë euro për Kovacicin.

Kovacic kur u prezantua te Chelsea

Martin Odegaard do të kalojë në Bayer Leverkusen, ndërsa Napoli ka shfaqur interesim për Theo Hernandez .

Isco është një tjetër emër që mund të largohet, ndërsa atij i shtohen edhe emrat e Dani Ceballos dhe Lucas Vazquez .

Nacho, ka marrë një telefonatë nga Interi, edhe pse ende nuk është vendosur nëse ai do të qëndrojë apo të larohej.

Isco e Bale, dy kryesorët që do të shiten

Shitja e komplikuar është ajo e Gareth Bale. Bayern Munich ka refuzuar mundësinë që të nënshkruajnë me të .

Mbetet të shihet se cilët do të largohen të parë, për të tentuar pastaj një mesfushor të nivelit botëror. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Ndërkombëtare
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori