Bllokada amerikane po përpiqet ta bëjë Iranin “të shembet nga brenda”, thotë një zyrtar i lartë

SHBA-të kanë "hyrë në një fazë të re" të luftës që synon "të na bëjë të shembemi nga brenda", thotë kryetari i parlamentit iranian.
Sipas televizionit shtetëror të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili është shfaqur si figurë kryesore që nga fillimi i konfliktit, thotë se bllokada amerikane ka për qëllim të mbjellë "presion ekonomik dhe përçarje të brendshme".
Ai thotë se Donald Trump "e ndan vendin në dy grupe: të vijës së ashpër dhe të moderuar dhe më pas menjëherë flet për një bllokadë detare për ta detyruar Iranin të nënshtrohet përmes presionit ekonomik dhe mosmarrëveshjeve të brendshme".
"Armiku ka hyrë në një fazë të re dhe dëshiron të aktivizojë presionin ekonomik dhe përçarjen e brendshme përmes bllokadës detare dhe reklamimit mediatik për të na dobësuar ose edhe për të na bërë të shembemi nga brenda", shton ai.
Reagimi nga Irani vjen në kohën kur raportohet se ushtria amerikane ka shpenzuar afërsisht 25 miliardë dollarë për luftën me Iranin që nga fillimi i saj në fund të shkurtit.
Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, u tha zyrtari më i lartë financiar i Pentagonit ligjvënësve të mërkurën.
Siç theksohet më tej, shumica e këtyre shpenzimeve është për municione, por një pjesë e tyre është për mirëmbajtje dhe zëvendësim të pajisjeve, tha Jules "Jay" Hurst para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve. /Telegrafi/





















































