LAJMI I FUNDIT:

Blinken-Kovaçevski: Po thellohet partneriteti midis Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut

Blinken-Kovaçevski: Po thellohet partneriteti midis Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës së tij të punës në Uashington, dje pasdite me orën amerikane u takua me sekretarin amerikan, Antony Blinken, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim, Kovaçevski dhe Blinken shkëmbyen mendime për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, si dhe për situatën në rajon.

Në takimin ku ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, kryeministri Kovaçevski vlerësoi se të dy vendet në vazhdimësi kultivojnë një dialog politik produktiv dhe se Maqedonia e Veriut mbetet partner strategjik i qëndrueshëm dhe aleat i dëshmuar i Shteteve të Bashkuara. Dy vendet ndajnë lidhje të thella, të bazuara në respektin e ndërsjellë për vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut, dhe marrëdhënie të tilla do të vazhdojnë të zhvillohen me dinamikë edhe më të fortë.

Sekretari amerikan, Blinken në takim theksoi se SHBA-ja e vlerëson lart kontributin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekstin rajonal, por mbi të gjitha si aleate e fortë e NATO-s.

Blinken theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në hapat e saj të ardhshëm, duke vlerësuar lart vendimet e guximshme dhe të mençura të marra nga qeveria për të siguruar një të ardhme të begatë brenda BE-së dhe NATO-s.

Blinken përcolli mbështetjen e fuqishme afatgjatë të Presidentit Biden për rajonin dhe veçanërisht për Maqedoninë e Veriut, me shpresën se vendi do të përfitojë nga mundësitë që i ka përpara dhe gjatë rrugës Sekretari i Shtetit theksoi se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë të vendosur me Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori