LAJMI I FUNDIT:

Blero shfaqet i penduar teksa flet për zënkën që kishte me Noizyn: Ishte faji im

Blero shfaqet i penduar teksa flet për zënkën që kishte me Noizyn: Ishte faji im

Ai po vazhdon të jetë një nga artistët më të pëlqyer në treg, i cili që nga fillimi i karrierës e ka ruajtur origjinalitetin e tij në muzikë.

Fjala është për këngëtarin Blero Muharremi, që së fundmi ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Glamour Zone’ dhe ka folur për shumë gjëra nga jeta dhe karriera profesionale.


I njëjti njëherësh ka kujtuar dhe një nga ngjarjet që bëri bujë vite më parë në mediat shqiptare, pikërisht momentin kur reperi Noizy e kërcënoi me fjalor dhe e ofendoi në telefon.

Blero Muharremi (Foto: YouTube)

Kjo bisedë që akoma ndodhet në YouTube është përmendur në emision nga moderatorja Ester Bylyku, teksa nuk mungoi një përgjigje edhe nga Blero.

Siç deklaroi, ai lë të kuptohet se gjërat mes tij dhe Noizyt më në fund janë zgjedhur.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Vite më parë, ti dhe Noizy keni patur një zënkë në telefon. Çfarë ndodhi më pas? Jeni takuar për të sqaruar gjërat?”, ka qenë pyetja e prezantueses, gjersa Blero vazhdoi duke thënë se është sqaruar çdo gjë.

“Sinqerisht, ka qenë faji im prej fillimit. Unë kam qenë ai që kam filluar zënkën kot e kot. Se kam njohur nga afër, kështu që pas asaj që ka ndodh sigurisht që jemi takuar, madje kemi bërë edhe një turne në New York. Nuk është ndonjë çudi e madhe”, shton Blero.

Blero po ashtu ditë më parë solli këngën e re “Merri sytë e mi”, e cila u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori