Blero heq dorë nga çmimi i madh, largohet me vetëdëshirë nga Big Brother VIP Kosova

Këngëtari Blerim Muharremi (Blero) është larguar nga gara e Big Brother VIP Kosova.
Këtë vendim ai e bëri të ditur në spektaklin e së premtes, ku tha se po heq dorë nga çmimi i madh për shkak të presionit brenda në shtëpi.
Ai theksoi se mirëqenia e tij dhe shëndeti mendor kanë më shumë rëndësi se kjo garë.
Këngëtari me origjinë nga Mitrovica ishte banori i dytë i eliminuar i mbrëmjes, pas Miss Rose.
Ai ka hyrë në shtëpinë e Big Brither VIP Kosova që në nisje të eidicionit të dytë, më 20 tetor. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/12/2023
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































