LAJMI I FUNDIT:

Blakaj në Forumin e Bizneseve të Diasporës fton bizneset nga Kosova që të intensifikojnë takimet me ato të diasporës

Blakaj në Forumin e Bizneseve të Diasporës fton bizneset nga Kosova që të intensifikojnë takimet me ato të diasporës

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Diasporës Shqiptare në Austri, Yll Blakaj tha se kanë arritur progres në bashkëpunimin e bizneseve të diasporës me ato të Kosovës.  

Blakaj gjatë Forumit të Bizneseve të Diasporës tha se rrjetizimi i anëtarësisë së tyre do të zgjerohet kudo ku ka biznese shqiptare në Evropë.


“Në projektet që kemi pasur konstatuam që kemi shënuar progres në bashkëpunimin e bizneseve të diasporës me ato vendore. Rrjetëzimi do të vazhdojë në të gjitha vendet e Evropës ku jetojnë dhe funksionojnë më së miri…Lidhja e bizneseve dhe sigurimi i tregut në Evropë të vazhdojë me prodhuesit nga Kosova”, u shpreh Blakaj.

Drejtoresha e USAID-it, diasporës: Mbani kontaktet me qeverinë, ndani idetë që keni që të zhvillohen bizneset
Lexo po ashtu Drejtoresha e USAID-it, diasporës: Mbani kontaktet me qeverinë, ndani idetë që keni që të zhvillohen bizneset

Ai gjithashtu i ftoi bizneset nga Kosova që intensifikojnë takimet me bizneset e diasporës.

“ I ftoj bizneset nga Kosova që të intensifikojnë takimet me bizneset nga diaspora”, ka thënë Blakaj.

Ndryshe, Blakaj një ditë më parë në një intervistë për Telegrafin theksoi se Kosova duhet të jetë më e gatshme në pranimin e ofertave që vijnë nga jashtë. Sipas tij, dhjetëra kompani të huaja janë të gatshme për investime. /Telegrafi/