LAJMI I FUNDIT:

Drejtoresha e USAID-it, diasporës: Mbani kontaktet me qeverinë, ndani idetë që keni që të zhvillohen bizneset

Drejtoresha e USAID-it, diasporës: Mbani kontaktet me qeverinë, ndani idetë që keni që të zhvillohen bizneset

Drejtoresha e USAID në Kosovë, Zeinah Salahi në Forumin e Bizneseve të Diasporës vlerësoi rolin që ka diaspora në Kosovë, ndërsa theksoi se mërgata e Kosovës është një kombinim i fuqishëm i njohurive rreth tregut dhe dashurisë së madhe për vendin. 

Ajo kërkoi nga bizneset që të mbajnë kontakte me Qeverinë e Kosovës, ndërsa tha se industria e eksportit është rritur në vend.


“Të gjithë ne jemi duke punuar rreth një synimi të përbashkët që të ndihmojmë në krijimin e një mundësie më të mirë ekonomike për bizneset e juaja dhe për njerëzit e Kosovës. Diaspora e Kosovës shpesh janë të njohur për përkushtimin e tyre të madh ndaj shtetit të tyre. Industria e eksportit është rritur në Kosovë dhe është duke ju përgjigjur standardeve zhvilluese. Brendi i Kosovës është duke u zhvilluar dhe duke treguar një konkurrencë të lartë të cilësisë. Diaspora e Kosovës është një kombinim i fuqishëm i njohurive të mëdha të tregut dhe dashurisë së madhe për Kosovën. Është një përkushtim i jashtëzakonshëm i këtyre të rinjve”, tha ajo.

Forumi i Bizneseve të Diasporës, Kurti: Zhvillimi i Kosovës lidhet direkt me kontributin e mërgatës – ejani, kontribuoni e fitoni
Lexo po ashtu Forumi i Bizneseve të Diasporës, Kurti: Zhvillimi i Kosovës lidhet direkt me kontributin e mërgatës – ejani, kontribuoni e fitoni

Sipas saj,  USAID ka qenë mbështetës i jashtëzakonshëm i takimeve ndërmjet bizneseve.

Destani: Diaspora paraqet kapitalin më të madh jo vetëm ekonomik por edhe social e kulturor
Lexo po ashtu Destani: Diaspora paraqet kapitalin më të madh jo vetëm ekonomik por edhe social e kulturor

“Gjatë viteve të fundit ne kemi shpenzuar tre milionë euro në diasporë dhe në zhvillimin e eksportit gati katër milionë përmes kompanive lokale… Kosova ka nënshkruar gjysmë milionë euro marrëveshje dhe kontrata të reja për mbështetjen e bizneseve të ndryshme… janë bërë kontrata shtesë për mbështetjen e prodhuesve të drurit…E qartë mesazhi i kryeministrit se qeveria e sheh dhe e vlerëson vlerësimin që i keni bërë ju ekonomisë së Kosovës dhe rëndësinë që të mbështetet një afarist dhe një biznes i qëndrueshëm. Kërkoj nga ju që të mbani lidhje me qeverinë tuaj, të ndani idetë që keni me qëllim që të zhvillohen bizneset…Tregoni atyre që këtë ambient ta mbajnë më të qëndrueshëm duke mbështetur transparencën dhe llogaridhënien”, ka thënë ndër të tjera drejtoresha e USAID-it, Salahi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Prishtina hapi dyert e trashëgimisë dhe inovacionit në panairet e Turizmit dhe Edukimit

Prishtina hapi dyert e trashëgimisë dhe inovacionit në panairet e Turizmit dhe Edukimit

Elfije Boletini
Kalo në kategori