LAJMI I FUNDIT:

BlackBerry 10 me 70 mijë aplikacione

BlackBerry 10 me 70 mijë aplikacione

Nëse nuk keni aplikacioni, për çka ju shërben telefoni juaj i mençur? iOS dhe Android kanë më shumë se shumë se 500 mijë aplikacione, secila prej tyre, dhe përdoruesit e këtyre platformave mobile kanë shumë zgjedhje.

Edhe Blackberry 10 nga RIM ka aplikacione, mirëpo a ka mjaftueshëm që t’i mbajë përdoruesit të kënaqur?

Drejtori financiar i RIM, Frank Boulben ka thënë se përdoruesit e versionit të ri të sistemit operativ, BlackBerry 10 mund të presin që platforma e re të ketë më shumë se 70 mijë aplikacione.


Ata që pëlqejnë telefonat BlackBerry shpresojnë se këto aplikacione do të jenë poaq të mira sa ato në platformat rivale, të cilat janë shumë të përdorura pikërisht për shkak të mundësive të shumta që ofrojnë aplikacionet e tyre. / Telegrafi /