Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i kryesuar nga kryetari Agim Shahini ka vizituar Portin industrial të Durrësit, i njohur me emrin PortoRomano ku u prit nga përfaqësuesi i Korporatës “Shell Kosova”, Lulëzim Kryeziu, në deponitë e kësaj korporate në këtë port.
Kryetari Shahini, tha se është tepër i kënaqur që është prezent në arritjen e anijes JENNY I VALLETA me të madhe në këtë port, e gjatë 174 metra dhe e gjerë 38 metra me një sasi 36 milion litra të derivateve të naftës dhe ky sukses i atribuohet Shell Kosova.
“Ne mburremi më këtë korporatë kosovare si model i investimeve dhe deponive në këtë hapësirë që jep një siguri për qytetarët dhe konsumatorët e Kosovës dhe më gjerë se do të kemi sasi dhe kualitet të mjaftueshëm të derivateve të naftës pavarësisht situatave të krijuara edhe nga krizat e ndryshme por edhe nga pandemia COVID-19”, tha Shahini.
Kreu i AKB-së shtoi se tradita shumëvjeçare e kësaj korporate është model në Ballkan dhe ky është sukses i të ndjerit, biznesmenit të njohur global Latif Kryeziut, i cili ka trasuar një rrugë të mbarë për ju dhe mbarë Kosovën në këtë sektor.
Lulëzim Kryeziu nga Shell Kosova, tha se vizita e AKB-së na inkurajon neve që të investojmë edhe më tutje ne tregjet mbarë shqiptare, për të ju ofruar gjithmonë sasi dhe kualitet të sigurt për të gjithë klientët tonë të cilët i falënderoj që kanë besimin në Shell Kosova.
“Investimet dhe punësimet në kompaninë tonë do të vazhdojnë edhe më tutje dhe për këtë dua ti falënderoj familjen, babin tim të ndjerë Latif Kryeziun i cili ishte motiv i familjes, stafit dhe i partnerëve në Kosovë dhe anekënd botës dhe ne jemi duke vazhduar rrugën e tij, duke i angazhuar e gjithë familjen, por edhe punëtorët të cilët po japin maksimumin që korporata jonë të arrij suksese të reja në fushën e derivateve dhe ndërtimit, hotelerisë dhe restoranteve në gjithë vendin”, tha Kryeziu.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Karnavali Golden Eagle bashkon artistët më të mirë shqiptarë
Biznesi po merr teposhtën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë