LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin shumë afër 40 mijë dollarëve, vlera e tregut tejkalon 1 trilion dollarë

Bitcoin shumë afër 40 mijë dollarëve, vlera e tregut tejkalon 1 trilion dollarë

Bitcoin që nga fillimi i vitit 2021 ka nisur me rekorde të reja, ku për herë të parë ka tejkaluar vlerën prej më shumë se 30 mijë dollarë.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, vlera aktuale e kësaj kriptovalute është 38,558.69 dollarë, ku sipas kësaj rritje është afër kapjes së vlerës prej 40 mijë dollarësh.


Nga të dhënat, brenda 24-orëve vlera e tij është rritur me mbi 10 për qind, kurse brenda një jave është mbi 35 për qind.

Kjo kriptovalutë është katërfishuar në vlerë gjatë pandemisë COVID-19.

Vlera aktuale e kriptovalutës Bitcoin | Burimi: CoinMarketCap

Vlera e Bitcoin u ngrit 300 për qind në vitin 2020 dhe vetëm në muajin e kaluar ajo u rrit 50 për qind.

Thyerja e rekordeve të kësaj kriptovalute, po drejtohet pjesërisht nga hyrja e investitorëve më të mëdhenj në treg.

Aktualisht vlera e tregut e kësaj valute ka tejkaluar 1 trilion, ku përbën rreth 70 për qind të tregut të këtyre valutave. /Telegrafi/