LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin përballet me rënien e dytë më të madhe në histori

Bitcoin përballet me rënien e dytë më të madhe në histori

Kriptovaluta Bitcoin ka pësuar disfatën e dytë më të madhe në histori, me një rënie prej 15 për qind.

Rënia më e madhe në historinë e Bitcoinit ndodhi më 31 tetor 2011, ku u zhvlerësua me 18 për qind, ndërsa një rënie tjetër me 13 për qind në mesin e tetorit po të njëjtit vit konsiderohet si rënia e tretë më e madhe.


Një rregullim i kohëve të fundit u parapri nga një rënie masive e tregut, ku Bitcoin me 14 nëntor humbi më shumë se një të tretën e çmimit, pëcjell Telegrafi.

Ekspertët financiarë kanë atribuuar rënien e tregut ndaj presionit rregullator dhe gjendjes së “tmerrshme” të tregjeve botërore.

Pas një rimëkëmbjeje të lehtë të Bitcoinit, prapë pati një rënie të vlerës, ku sipas CoinMarketCap, kjo kriptovalutë është duke u tregtuar me 4,012.64 dollarë. /Telegrafi/