LAJMI I FUNDIT:

Bisedime tregtare SHBA-Japoni, Abe: Nuk presim vendosje të tarifave amerikane ndaj makinave

Bisedime tregtare SHBA-Japoni, Abe: Nuk presim vendosje të tarifave amerikane ndaj makinave

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, tha se marrëveshjet e ardhshme me Washingtonin do të heqin kërcënimin e tarifave ndaj makinave. Ai shtoi se e ka konfirmuar planin me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Më herët gjatë javës, SHBA dhe Japonia nënshkruan një marrëveshje të limituar tregtare që heq tarifat ndaj produkteve bujqësore amerikane dhe produkteve të tjera japoneze, por duke shtyrë në të ardhmen kërcënimin kryesor që është ai i makinave.


Trump tha se marrëveshja do të hapë tregjet japonezë ndaj shtatë miliardë dollarë produkte amerikane çdo vit, duke ulur tarifat japoneze ndaj biftekut, mishit të derrit, grurit dhe djathit.

Përfaqësuesi i tregtisë në SHBA, Robert Lighthizer tha pas ceremonisë së nënshkrimit se makinat nuk janë përfshirë në këtë marrëveshje.

Makinat përbëjnë zërin më të madh në deficitin tregtar të SHBA me Japoninë prej 67 miliardë dollarë. Bisedimet tregtare mes dy vendeve, që nisën një vit më parë, arritën në një ndalesë javën e kaluar, ndërkohë që Japonia kërkoi garanci të minutës së fundit se Trump nuk do të vendosë tarifa ndaj eksportit të makinave drejt SHBA. /Telegrafi/