Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Pejës (të cilën e ka bërë publike babai i viktimës) përmendet një bisedë telefonike ndërmjet të dorasit Shaban Gogaj dhe vajzës së hallës së tij, e cila, sipas aktakuzës, e kishte acaruar dorasin.
Edhe në videot e publikuara shihet se Gogaj e kishte vrarë Agonis Tetajn menjëherë pas përfundimit të bisedës telefonike. Por, çka kishin biseduar Shabani me N.M. në ditën kritike?
Mesditën e 23 shtatorit të vitit 2018, Agonis Tetaj nga fshati Llukë i Deçanit, mbeti i vdekur në vendin e tij të punës, nga një plumb në kokë të cilin ia shkrepi Shaban Gogaj, djali i pronarit të kompanisë ku po punonte.
(Video-Kujdes, pamje të rënda)
Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Pejës, thuhet se Gogaj me dashje e ka privuar nga jeta Agonis Tetajn dhe ka vënë në rrezik jetën e dy punonjësve të tjerë që gjendeshin afër tij.
Aty thuhet po ashtu se shkrepja e armës ka ardhur pas një telefonate që kishte marrë dorasi Shaban Gogaj. Sipas Prokurorisë, telefonata e kishte acaruar Gogajn.
“Me date 23.09.2018, rreth orës 11.04 min, ne Deçan, ne rrugën ‘Luan Haradinaj nr 130, ne Kompaninë “Gogaj AG “, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetaj nga fshati Lluke e Deçanit, dhe me këtë rast ve ne rrezik jetën e këtu te dëmtuarave. A.H. dhe F.Z, ne atë mënyrë që pasi i pandehuri merr një telefonate nga N.M., këtu dëshmitare, nga e cila bisede shifet se është dukshëm i acaruar…”, thuhet në aktakuzë.
Në dëshminë e tij dhënë në polici, Shaban Gogaj kishte deklaruar se nuk i kujtohet çka kishte biseduar me vajzën e hallës së tij, N.M.
“Nuk i kujtohet saktësisht ora kur vajza e hallës e ka thirre ne telefon, N.M., nuk e din se çka ka biseduar me te, vetëm thotë ti ketë treguar se e njëjta gjendet te vendi i quajtur “Vorri i vajzës””, thuhet në aktakuzë.
Ndërkaq vajza e hallës së tij, N.M., kishte deklaruar në polici se me Shabanin kishte biseduar për dalje në bjeshkë dhe gjërat ushqimore që do t’i merrnin me vete.
“N.M. e marr në pyetje nga policia me autorizim ta Prokurorisë, e në prezencan e prindit, me dt. 25.09.2018, deklaron se ta pandehurin e ka djalë daje dhe se me të njejtin ka biseduar me telefon pak momente para se ta ndodhe rasti, kanë biseduar par dalje ne Bjeshka dhe gjërat ushqimore qa duhet ri marin me vete, ajo ka qenë na dijeni par ekzistimin e nja arme na dollap me leje, por se na emër te kujt ka qenë, nuk e din”, bëhet e ditur në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Pejës.
Ndryshe, vrasja e të riut që kishte ndodhur më 23 të vitit 2018, të martën nga vepra penale “Vrasje e rëndë” është ricilësuar në “Vrasje nga pakujdesia”.
Për këtë shkak, babai i viktimës Agonis Tetaj, Isuf Tetaj, ka akuzuar prokurori i rastit i cili e ka ri-cilësuar veprën, Agron Uka, se ka manipuluar dhe nuk ka vënë drejtësi në rastin e vrasjes së të riut.
Pas kësaj, ka reaguar Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili ka vendosur të ndërrohet prokurori i rastit, e po ashtu ka kërkuar të merren masat e duhura ndaj prokurorit Agron Uka.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë