LAJMI I FUNDIT:

I biri i Ukshin Hotit, Andini: Më kontaktuan nga Serbia, më kërkuan deri në 400 mijë euro për të ma gjetur të gjallë babanë

I biri i Ukshin Hotit, Andini: Më kontaktuan nga Serbia, më kërkuan deri në 400 mijë euro për të ma gjetur të gjallë babanë
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti / Foto: Ridvan Slivova

I biri i Ukshin Hotit, Andini ka treguar se i i ishin kërkuar 200 deri 400 mijë euro nga persona në Serbi në vitin 2020, kinse për t’i gjetur babanë të gjallë.

Ai thotë se ka grupe kriminale në Serbi që kërkojnë para, duke mashtruar për informacione për të pagjeturit.


“Më ka ndodhur edhe mua”, shtoi ai.

“U ndodh shumë familjarëve të tjerë në Kosovë, sidomos moshave të shtyra, nanave e baballarëve që janë në moshë të shtyrë. Ende sot i thërrasin në telefon, tentojnë me forma të tjera…u kanë kërkuar shuma të mëdha parash”, tha Hoti.

“Mua më ka ndodhur vitin e kaluar, kam dëgjuar shumë raste të tjera në Kosovë”, theksoi ai.

“Mua më ka ndodhur më 2020, kur në RTK ishte një lajm kinse Ukshin Hoti, mund të jetë i varrosur në Lubeniq. Përmes Universitetit të Prizrenit më ka kontaktuar dikush prej Serbisë, e fillimisht 200 mijë euro e pastaj 400 mijë euro e kështu me radhë, për me na e dorëzuar të gjallë”,  deklaroi Hoti, në T7.

Hoti tha se aktualisht 1617 persona janë të zhdukur që nga lufta në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori