LAJMI I FUNDIT:

Binjakët e yjeve të njohura që ndoshta nuk i keni ditur (Foto)

Binjakët e yjeve të njohura që ndoshta nuk i keni ditur (Foto)

Disa prej yjeve të famshme botërore kanë lindur binjakë dhe kanë motrën ose vëllanë për të cilët ndoshta nuk keni ditur.

Disa prej binjakëve të tyre kanë ndjekur hapat e motrave apo vëllezërve të tyre të famshëm, derisa të tjerët kanë ndjekur një rrugë jetësore krejtësisht tjetër.

Telegrafi jua sjell më poshtë disa prej personaliteteve të njohura që kanë vëllezërit apo motrat e tyre binjake.

Gisele dhe Patricia Bundchen

Pas dy dekadash karrierë, Gisele Bundchen vazhdon të jetë një prej supermodeleve më të popullarizuara në botë, ndërsa që nga viti 2002, ajo ka qenë modelja me e paguar në botë.

Mirëpo, karriera është vetëm njëra pjesë e jetës së saj, derisa pjesën tjetër e përbën më e rëndësishmja – familja. Këtu bën pjesë edhe motra e saj binjake, Patricia.

“Faleminderit që ke qenë gjithmonë aty për mua që nga fillimi. Të dua shumë”, kishte shkruar Gisele në një prej ditëlindjeve të tyre.

Ashton dhe Michael Kutcher

Para se të bëhej i njohur në botën e filmit dhe modelimit, Ashton Kutcher ishte një djalë nga Iowa, ku u rrit së bashku me vëllanë e tij binjak, Michael.

Si fëmijë, Michael ka pasur probleme serioze shëndetësore. Ai ishte diagnostikuar me një çrregullim në tru, kurse në moshën 13 vjeçare bëri transplantim të zemrës.

Scarlett dhe Hunter Johansson

Scarlett Johansson ka një vëlla binjak, i cili është shumë më i gjatë se ajo. Hunter dhe motra e tij e famshme janë shumë të lidhur.

Në shumë evenimente, Hunter e ka shoqëruar Scarlettin gjatë parakalimeve në tepihun e kuq.

Vin dhe Paul Diesel

Një vit pas vdekjes së Paul Walker (nëntor 2013), në një postim të titulluar “Dy Paul-at”, Diesel kishte bërë shaka duke thënë se vëllai i tij binjak më shumë ngjante me Ëalker sesa me të.

Krahas këtij postimi, aktori kishte publikuar edhe një fotografi të përbashkët të vëllait të tij me aktorin e ndjerë dhe ata vërtet kanë ngjashmëri.

Alanis dhe Wade Morissette

Këngëtare nën, grua dhe binjake. Alanis Morissette ka një vëlla binjak me emrin Wade, i cili është 12 minuta më i madh se motra e tij.

Edhe vëllai i Alanis merret me muzikë dhe njëherësh është edhe instruktor i jogës.

Tasha dhe Sidra Smith

Aktorja Tasha Smith që luan në hit serialin e FOX, “Empire”, ka një motër identike me emrin Sidra.

Sikurse Tasha, edhe Sidra ka aktruar, mirëpo ajo më së shumti është e angazhuar si regjisore dhe producente.

Jenna Bush Hager dhe Barbara Bush

Jenna Bush Hager dhe Barbara Bush ishin 18 vjeçe kur baba i tyre u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga ajo kohë dy vajzat e presidentit Bush u bënë të famshme.

Aktualisht, Jenna është producente e emisionit Today, kurse Barbara është shefe ekzekutive dhe bashkëthemeluese e Global Health Corps.

Shawn dhe Aaron Ashmore

Shawn dhe Aaron Ashmore janë binjakë identikë. Ylli i “Smallville Star”, Aaron, ka lindur një minutë para vëllait të tij, në Richmond të Kanadasë.

Të dy vëllezërit janë shfaqur në ekranet televizive në Kanada. Shawn është i njohur së fundmi me rolin e Sam Spencer në “Conviction”.

Giovanni dhe Marissa Ribisi

Aktori Giovanni Ribisi është më së shumti i njohur për rolet e tij në “Saving Private Ryan”, “Boiler Room”, “Avatar” dhe “Ted”.

Por, ai nuk është i vetmi në familje që është shfaqur në ekranin e madh.  Motra e tij binjake, Marissa, ka luajtur në filmat, si “Dazed and Confused”, “True Crime” e “The Brady Bunch Movie”, ndërsa është e martuar me rokerin Beck.

Elvis dhe Jesse Presley

Elvis Presley dhe vëllai i tij binjak, Jesse Garon Presley, lindën më 9 janar 1935 në Tupelo të Mississippit.

Mbreti i rokenrollit vdiq më 16 gusht 1977 në Memphis. Ai ishte 42 vjeçar.

Jon dhe Dan Heder

Binjakët Jon dhe Dan Heder ngjajnë shumë me njëri-tjetrin. Jon u bë i njohur për publikun me rolin e tij në “Napoleon Dynamite”.

Edhe Dan është aktiv në industrinë e filmit. Ai ka luajtur në disa filma të shkurtë gjatë viteve dhe njëherësh ka bërë punën e producentit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Kalo në kategori