Binjakët Keita Razak Aziz dhe Alassane Keita Lanzeni Aziz kanë zbarkuar në Kosovë duke nënshkruar me klubin e Gjilanit.

Që të dy 22 vjeç që nga 17 shkurti kanë nënshkruar për klubin e Gjilanit për dy vjet dhe njëri për një vit e gjysmë.

Së fundi ishin pjesë e klubit nga Omani, KS Majees, shkruan ueb faqja ‘Sport-ivore’ nga Bregu i Fildishtë .

Gjilani prezanton dy ardhjet e reja, nënshkruajnë vëllezërit Keita Gjilani prezanton dy ardhjet e reja, nënshkruajnë vëllezërit Keita

Lojtarët në ueb faqen e klubit kanë treguar përshtypjet e para për klubin e Gjilanit dhe Kosovën.

Dy ardhjet e reja te Gjilani janë fryt i bashkëpunimit mes klubit dhe kompanisë menaxheriale “Sem Menagment”, pjesë e së cilës është menaxheri Armend Alidemaj.

Keita Aziz, (22 vjeçar) i cili luan pozitën e mesfushorit, sezonet e kaluara është paraqitur në kampionatin Tunizian dhe atë të Omanit, shprehet i lumtur me kalimin e tij.

“Më pëlqen ambienti i ri pasi që në qytetin e Gjilanit ka një frymë sportive dhe njerëzit këtu jetojnë me futbollin. E përcolla gjithashtu takimin e djeshëm ku ishte një ambient shumë i mirë sportiv. Besoj se në lojërat e ardhshme me shokët e skuadrës do të bëjmë gjëra të mira dhe t’i kënaqim tifozët fantastik të skuadrës”, u shpreh Keita Aziz.

Gjithashtu edhe vëllai i Aziz, u shpreh mjaftë i lumtur për aventurën e tij të re me skuadrën e Gjilanit. Raza i cili luan pozitën e sulmuesit, tha se në skuadrën tonë, kanë ardhur të shfaqin cilësitë dhe t’i ndihmojnë skuadrës për ti arritur objektivat së bashku.

“Nuk kishim shumë njohuri për kampionatin dhe përgjithësi për vendin, por në përshtypjet e para kemi mbetur mjaftë të kënaqur me ambientin dhe mikpritjen këtu, pasi njerëzit janë shumë mikpritës në Kosovë”.

“Në Gjilan kemi ardhur ti shfaqim cilësitë tona dhe së bashku me skuadrën ti arrijmë synimet e klubit”,tha sulmuesi për faqen zyrtare të klubit.

Sikurse Aziz gjithashtu edhe Raza, sezonet paraprake kishte zhvilluar karrierë ne Tunizi dhe Oman.

Dyshja kanë debutuar në barazimin e Gjilanit ndaj Flamurtarit. /Telegrafi/