LAJMI I FUNDIT:

Bilic kritikon ashpër gjyqtarin (Video)

Bilic kritikon ashpër gjyqtarin (Video)

Trajneri i West Hamit, Slaven Bilic, ka kritikuar ashpër gjyqtarin pasi sipas teknikut kroat Chelsea barazoi rezultatin nga një penallti kontakti i të cilës ishte jashtë zonës.

Bilic ka thënë se është krenar për paraqitjen e lojtarëve të tij dhe sipas tij rezultati i merituar ishte barazimi.


“Jam krenar me paraqitjen e lojtarëve të mijë. Ata luajtën mirë për shumicën e ndeshjes”.

“E di që barazimi ishte rezultat i merituar. Luajtëm kundër një ekipi të mirë, kundër kampionëve, por ne kishim shanset tona për fitore”.

“Penaltia? Kontakti ishte jashtë zonës, ishte jashtë. Ne nuk marrim penallti të tilla”, ka thënë për fund Bilic. /Telegrafi/

Ishte penalti? Mendoni se ndërhyrja ishte jashtë zonës?

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 19 March 2016