LAJMI I FUNDIT:

BigCityBeats “club më i madh në botë” sjell D.J. me famë botërore (Foto)

BigCityBeats “club më i madh në botë” sjell D.J. me famë botërore (Foto)

Për të katërtin vit me radhë, për një fundjavë të vetme me datë 3,4 dhe 5 qershor 2016, BigCityBeats do të ndërtojë “klubin më të madh në botë”, në zemër të Evropës! BigCityBeats WORLD CLUB DOME do ta transformojë Commerzbank-Arena të Frankfurtit në një monument të muzikës elektronike prej 700.000 m², në një prej metropoleve më interesante të Evropës.

NJË RRESHTIM REKORDTHYES


Në vitin 2016, zhanret e kryqëzuara të muzikës dhe emocionet, edhe një herë do të tejkalojnë kufijtë e kulturës elektronike dhe do të grumbullojnë mijëra njerëz, zemrat e të cilëve do të rrahin njësoj.

Kjo ide globale është reflektuar me një sërë yjesh rekordthyese në “BigCityBeats WORLD CLUB DOME”:

ALLE FARBEN, ARMIN VAN BUUREN, DADA LIFE, DANNIC, DAVID GUETTA, DIMITRI VEGAS & LIKE MIKE, DON DIABLO, DYRO, FELIX JAEHN, HARDËELL, LE SHUUK, LOST FREQUENCIES, MARTIN GARRIX, NETSKY (DJ set), OLIVER HELDENS, ROBIN SCHULZ, STEVE AOKI, W& W dhe YELLOW CLAW.

klubi 2

The BigCityBeats WORLD CLUB DOME ia ka vënë vetes një detyrë që të grumbullojë brendet më të mira, DJ-ët më të mirë dhe performancat më të mira live nga zhanret individuale – për t’i sjellë në të njëjtin vend në Evropë, në “klubin më të madh në botë”.

Zona për Q-DANCE HARDSTYLE
Zona e barit rreth stadiumit, për herë të parë, do të jetë lokacioni i skenës për Q-DANCE Hardstyle. ‘Kluberët’ nga e gjithë bota mund të shijojnë ‘çmendurinë’ e Q-DANCE për dy ditë, ku do të marrin pjesë artistët më të njohur të zhanrit ‘Hard style’:
A*S*Y*S*, ATMOZFEARS, AUDIOTRICZ, BASS MODULATORS, BRENNAN HEART, CODE BLACK, COONE, CYBER, D-LICIOUZ, DR. RUDE, FRONTLINER, MAX ENFORCER, MC DL, NOISECONTROLLERS, RAN-D, REBOURNE, SCALE, TECHNOBOY, ZATOX.

Skena muzikore ‘ALL TRAP’ – me Jillionaire (Major Lazer) + superyllin Waka Flocka Flame

Një nga brendet më të njohura ndërkombëtare të ‘trap’ muzikës, po ashtu do të jetë pjesë e ‘BigCityBeats WORLD CLUB DOME’. Me kanalin e popullarizuar në YouTube, labeli anglez ‘ALL TRAP MUSIC’ ishte vendimtar për përhapjen e zhanrit të ‘trap’ muzikës në të gjithë botën. Të shtunën (04.06.2016) ALL TRAP MUSIC do të ketë skenën e vet në ‘BigCityBeats WORLD CLUB DOME’. Emrat më të njohur që do të performojnë janë: GRANDTHEFT, JIKAY, JILLIONAIRE, KAROL TIP, TROPKILLAZ, TWRK, UZ, WAKA FLOCKA FLAME, WHAT SO NOT, WILDCHILD.

klubi 5

Skena KONTOR ‘DEEP HOUSE’

‘BigCityBeats WORLD CLUB DOME 2016’ nuk mund të jetë i plotë pa skenën e Deep House. Deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen: 99 SOULS, CHARMING HORSES, EDX, GESTÖRT ABER GEIL, JEROME, LUCAS & STEVE, MARKUS GARDEWEG, SAM FELDT, STEREOACT, SUPERMANS FEINDE, WATERMÄT.

WCD sesionet e pishinës – Sven Väth dhe Solomun mirëpriten në skenën e re

Të shtunën dhe të dielën pista masive e vallëzimit do të zmadhohet edhe me 200.000 m²! E rrethuar me drunj dhe hapësira të gjelbra, banjat e pishinës në Frankfurt do të ndizen me sesionet WCD të pishinës.

Një metropol ndërkombëtar i mbushur me ndjenjën e një pushimi në Ibiza. Vikendi më i mirë i vitit ofron dy ditë pushim pranë pishinës me zëra të ‘tech house’ dhe ‘techno’. Të shtunën shoun dinamik do ta bëjnë: SOLOMUN, ADRIATIQUE, H.O.S.H., KOLLEKTIV TURMSTRASSE dhe MAGDALENA; derisa të dielën për atmosferën do të kujdesen COCOON, SVEN VÄTH, GUY GERBER, ILARIO ALICANTE, EATS EVERYTHING, TIM GREEN dhe CHRISTIAN BURKHARDT (drejtpërdrejt).

Mirëpo, vikendi më i madh i vitit 2016 nuk nis në Frankfurt, por fillon në Paris!

BIGCITYBEATS CLUB BOEING 747 – Klubi më i lartë në botë me nikoqir Robin Schulz

Menaxherët e klubeve do të sjellin mysafirë në kryeqytetin francez nga të gjitha skajet e Gjermanisë. Atje, Aeroplani i BigCityBeats Club do të ngritet – një Boeing 747 i transformuar për kohëzgjatjen e BigCityBeats WORLD CLUB DOME drejt “klubit më të madh në botë” dhe i kompletuar me katër arena për DJ. Në mesin e pasagjerëve do të jetë edhe superylli gjerman, DJ ROBIN SCHULZ, i cili do t’i zgjedhë vet kluberët botërorë nga qytetet e mëdha evropiane dhe do t’i shoqërojë drejt “klubit më të madh në botë”.

DORIAN GRAY 2.016 – me Tiefschwarz, Claptone dhe Dorian Gray Classic DJs

Dhe kur Boeing 747 të aterrojë në Frankfurt të premten, mikseta e aeroplanit do të qëndrojë e pandryshuar, me klubin më të çuditshëm në botë, Dorian Gray 2.0, që do të rihapet për një natë në Aeroportin e Frankfurtit. Mbrëmjen e të premtes (3 qershor) drejt të shtunës (4 qershor) – një hyrje e aeroportit do të shndërrohet në një klub që do të përmbajë një zonë kryesore dhe pistën klasike të Dorian Gray me një pamje fantastike të natës! ‘BigCityBeats Boeing 747’ do të sigurojë katet 3 dhe 4.

klubi 1

Treni BigCityBeats Club

Në bashkëpunim me Deutsche Bahn, partneri francez SNCF dhe Radio FG, një tren i shpejtësisë së lartë do të shndërrohet në tren prej ‘BigCityBeats ICE Club’. Ndeja në 322 km/h dhe 130 ‘beats’ në minutë në aspektin e një ekspresi të artit ndërqytetar. Treni niset nga Parisi të premten (3 qershor 2016) dhe i nevojiten vetëm katër orë që të arrijë në “stacionin BigCityBeats” jashtë Commerzbank Arena, ndërsa gjatë rrugës do të ndalet në Strasbourg, Baden-Baden, Karlsruhe dhe Mannheim. Një lajm i mirë për kluberët nga Cyrihu: Më 3 qershor 2016 një makinë hekurudhore do të niset për në Frankfurt. Për disponimin e tyre do të kujdesen ekipi i LE SHUUK dhe Hypercat.

Mirëpo, nuk do të quhej BigCityBeats po të ishte ky fundi i programit. Përveç shndërrimit të Commerzbank-Arena në “klubin më të madh në botë”, pos shndërrimit të një aeroplani në klub natë dhe modifikimit të trenave të shpejtësisë së lartë në arena vallëzimi, BigCityBeats po ashtu po ndërton qarkun e vet të qytetit për të akomoduar fansat e muzikës elektronike dhe vizitorët nga e gjithë bota!

Kampingu në qytetin e madh – Qarku u 44 i Frankfurtit

Për herë të parë, fansat e ‘BigCityBeats WORLD CLUB DOME’ do të mund të qëndrojnë në zonën e kampit. Fshati i BigCityBeats do të vendoset në vendin e “klubit më të madh në botë”, ku ata do të mund të freskohen me Red Bull dhe birra. Fshati i BigCityBeats u bë menjëherë hit ndër kluberët, saqë zonat u shitën brenda tre orësh!

Për shkak të kësaj do të jetë edhe një kamping i vërshuar, BigCityBeats Großstadt-Camping, ku fansat mund të huazojnë terrenet e veta modeste në Frankfurt gjatë kohës së ‘BigCityBeats WORLD CLUB DOME’.

klubi 4

Tarraca më e madhe VIP në histori të klubimit

Fansat që kërkojnë diçka ekskluzive për të shijuar një spektakël madhor mund të shkojnë në njërën prej tarracave më të mëdha në histori të shkuarjes në klube. Ata mund të ngjiten me ashensor nga parkingu dhe të shkojnë drejt te pjesa ekskluzive VIP, e cila përmban pistën e vallëzimit dhe është e vendosur drejt mbi katin kryesor dhe mund të përmbajë deri në 40.000 trupa njerëzish.

Skenat e klubit që janë të lokalizuara në kufi të arenës, do të reflektojnë çdo aspekt të muzikës elektronike. Cili klub ka ofruar ndonjëherë 20 kate të ndara? 200 DJ dhe performanca të drejtpërdrejta që do të ekzekutohen në “klubin më të madh në botë” nga 3 deri më 5 qershor 2016, të plotësuar edhe me akrobatë, performues dhe valltarë, të cilët do ta bëjnë skenën frymëmarrëse për tri ditët e festivalit. Kësaj i shtohen fishekzjarrët dhe ekstravaganca me laser që do ta ndezë atmosferën mbi Commerzbank Arena.

Trajleri i BCB WORLD CLUB DOME 2016:

Trajleri BCB WORLD CLUB DOME Boeing 747:

Siguroni biletat këtu
http://worldclubdome.com/tickets-worldclubdome

Merrni pjesë në evenimentin në Facebook:
https://www.facebook.com/events/780471165406963/

Informohuni:
http://www.facebook.com/worldclubdome und http://www.worldclubdome.com

Fakte të shkurta:
03 / 04 / 05 qershor 2016
BigCityBeats WORLD CLUB DOME
Commerzbank-Arena
Frankfurt

Zyra për shtyp e BigCityBeats: Berlinièros PROliver Franke / Milan Elbe

Franklinstr. 21 – 10587 BerlinT: +49 (0)30 3974 3665 – F: +49 (0)30 3974 5942Mail:

oliver.franke@berlinieros.de / milan.elbe@berlinieros.de