Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama, njihet për miqësinë e mirë që ka me shumë prej figurave publike.

Së fundmi, ajo ka pasur rastin që të takohet me boksierin e njohur shqiptar, Luan Krasniqin.

View this post on Instagram

Dasma 2019 🔥

A post shared by BigMama (@bigitos) on Jul 17, 2019 at 9:35am PDT

Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqet krah boksierit.

“Luan Krasniqi e kom mund”, ka shkruar ajo me shaka në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa shihet mjaft e buzëqeshur pranë tij.

Foto: Big Mama/InstaStory

Luan Krasniqi përndryshe ka një karrierë të suksesshme në historinë e boksit, dhe shquhet si një ndër emrat më të suksesshëm nga Kosova në këtë lloj sporti.

Big Mama ndërkohë është shumë e angazhuar gjatë verës me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore. /Telegrafi/