LAJMI I FUNDIT:

Big Brother VIP: Përfundon sondazhi i madh i Telegrafit me mbi 35 mijë vota nga lexuesit, vendi i parë prin me 59 për qind

Big Brother VIP: Përfundon sondazhi i madh i Telegrafit me mbi 35 mijë vota nga lexuesit, vendi i parë prin me 59 për qind

Finalja e spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP, ka qenë pa diskutim një prej ngjarjeve më të diskutuara të javës në mediat shqiptare dhe opinionin publik.

Duke parë interesimin e madh të njerëzve për këtë program, Telegrafi.com hapi një sondazh për të pyetur lexuesit se kush mendojnë se do të jetë fituesi i këtij edicioni.


Nga ky votim i madh me pjesëmarrjen e mbi 35 mijë votuesve (ku nga një IP është lejuar të votohet vetëm një herë), banori me rezultatin më të lartë ka rezultuar aktori Donald Veshaj.

LIVE: Finalja e Big Brother VIP
Lexo po ashtu LIVE: Finalja e Big Brother VIP

59 për qind e votuesve (20724 vota) në këtë sondazh mendojnë se aktori do ta fitojë spektaklin e madh.

I dyti në radhë për nga përqindja në këtë votim radhitet balerini Ilir Shaqiri me gjithsej 23 për qind (8154 vota).

Ndërkohë e treta në renditje rezulton prezantuesja Einxhel Shkira me nëntë për qind (3246 vota) dhe e fundit modelja Beniada Nishani (Jakic) me tetë për qind (2967 vota).

*Sqarim: Ky sondazh i Telegrafit është tërësisht privat dhe nuk lidhet me votimin zyrtar të spektaklit, i cili është realizuar me SMS.