LAJMI I FUNDIT:

Përfundon Big Brother VIP me fitues Ilir Shaqirin – gjithçka që ndodhi në natën finale të spektaklit shumë të shikuar

Përfundon Big Brother VIP me fitues Ilir Shaqirin – gjithçka që ndodhi në natën finale të spektaklit shumë të shikuar
Foto: Top Channel

(E plotësuar): Ka përfunduar spektakli i shumë shikuar nga shqiptarët, Big Brother VIP.

Fituesi i këtij spektakli është shpallur Ilir Shaqiri, si banori më i votuar nga televotimi i javës, ku u dërguan mbi 400 mijë SMS.


Katër ishin banorë VIP që i rezistuan deri në fund kësaj gare, e zhvilluar në më plot 136 ditë qëndrimi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Foto: Top Channel

Përveç Ilirit me çmimin kryesor prej 100 mijë eurosh, finalistë të mbrëmjes të cilët u shpërblyen me nga 10 mijë euro ishin edhe: Donald Veshaj (aktor), Beniada Nishani-Jakic (modele) dhe Einxhel Shkira (prezantuese).

Big Brother VIP ka qenë një program maratonik afro katër mujor, i drejtuar nga prezantuesja Arbana Osmani.


Telegrafi i ka mbajtur të informuar lexuesit hap pas hapi me zhvillimet më të fundit nga mbrëmja finales e së premtes.



Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "02-19-2022 02:27:13" ["time"]=> string(16) "19/02/2022 02:27" ["update"]=> bool(false) } 19/02/2022 02:27

Ilir Shaqiri fiton Big Brother VIP

Foto: Top Channel

Balerini shqiptar Ilir Shaqiri është shpallur fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP.

Foto: Top Channel

Aktori Donald Veshaj ka përfunduar në vendin e dytë.


Foto: Top Channel
array(3) { ["date"]=> string(19) "02-19-2022 02:01:12" ["time"]=> string(16) "19/02/2022 02:01" ["update"]=> bool(false) } 19/02/2022 02:01

Mbyllet televotimi – pritet emri i fituesit të Big Brother VIP

Foto: Top Channel

Është mbyllur përfundimisht televotimi hapur për fituesin e Big Brother VIP.

Publiku me ankth nga shtëpia është në pritje të emrit të fituesit, që do të jetë njëri prej dy emrave të mbetur: Donald Veshaj ose Ilir Shaqiri.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-19-2022 01:21:49" ["time"]=> string(16) "19/02/2022 01:21" ["update"]=> bool(false) } 19/02/2022 01:21

Ilir Shaqiri dëgjon zërin e bashkëshortes në finale – ajo i flet shqip

Foto: Top Channel

Një tjetër befasi e këndshme iu bë finalistit Ilir Shaqiri në finalen e së premtes të Big Brother VIP.

Ai për pak çaste pati fatin të dëgjojë zërin e bashkëshortes së tij italiane, Emanuela Morini, e cila i ka thënë disa fjalë në shqip.


Megjithëse ajo nuk e posedon gjuhën shqipe, Emanuela ka arritur që me përpikmëri të thotë disa fjalë të bukura shqip për burrin e saj.

E njëjta më pas është gjendur në oborr, ku ka takuar dhe befasuar nga afër balerinin shqiptar.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-19-2022 01:11:42" ["time"]=> string(16) "19/02/2022 01:11" ["update"]=> bool(false) } 19/02/2022 01:11

Alban Skënderaj interpreton në finalen e Big Brother VIP për befasinë e Donaldit

Foto: Top Channel

Këngëtari i njohru shqiptar ka qenë i ftuar special në finalen e spektaklit Big Brother VIP.

Ai ka interpretuar në Pallatin e Kongreseve, live një repertoar këngësh të tij, në një befasi që i është bërë finalistit Donald Veshaj.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-19-2022 01:09:26" ["time"]=> string(16) "19/02/2022 01:09" ["update"]=> bool(false) } 19/02/2022 01:09

Befasi tjetër për Donaldin: Vallëzon me të ëmën në Pallatin e Kongreseve

Foto: Top Channel

Ashtu si Iliri, edhe Donald Veshaj është transportuar nga shtëpia e Big Brother VIP në një destinacion tjetër.

Ai është dërguar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku ka shikuar një film nga tribuna e pallatit, i cili ishte punuar me rrëfimet e tij për të ëmën të bëra brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.


Më pas atij i është bashkuar nëna e tij duke i dhuruar një përqafim të ngrohtë, gjersa kanë shijuar së bashku një vallëzim nën tingujt e një repertoari këngësh të këngëtarit Alban Skënderaj.

Foto: Top Channel
array(3) { ["date"]=> string(19) "02-19-2022 00:36:55" ["time"]=> string(16) "19/02/2022 00:36" ["update"]=> bool(false) } 19/02/2022 00:36

Beatrix – befasia e Donaldit në mbrëmjen finale

Foto: Top Channel

Befasia e fundit e mbrëmjes finale të Big Brother VIP ka qenë e rezervuar për finalistin Donald Veshaj.

Ka qenë e dashura e tij, këngëtarja Beatrix Ramosaj, ajo e cila ka befasuar aktorin me një vizitë speciale në oborrin e shtëpisë, shoqëruar me muzikë nga një kitarist.


Dyshja Beatrix dhe Donald janë një prej çifteve të krijuara gjatë këtij edicioni të Big Brother VIP.

Foto: Top Channel

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-19-2022 00:23:28" ["time"]=> string(16) "19/02/2022 00:23" ["update"]=> bool(false) } 19/02/2022 00:23

Ilir Shaqiri dhuron performancë fantastike me nënën e tij në finale

Balerini Ilir Shaqiri ka shijuar një vals magjik me nënën e tij në mbrëmjen finale të Big Brother VIP, nën tingujt e këngës “Valësi i Lumturisë”, interpretuar nga artistja e madhe Inva Mula.


Ky vallëzim është realizuar në skenën e mrekullueshme të Teatrit të Operës dhe Baletit, në Tiranë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-19-2022 00:22:17" ["time"]=> string(16) "19/02/2022 00:22" ["update"]=> bool(false) } 19/02/2022 00:22

Inva Mula në finalen e Big Brother VIP – pjesë e befasisë për Ilirin

Foto: Top Channel

Soprano e njohur shqiptare me famë botërore, Inva Mula, është prezantuar në finalen e Big Brother VIP, si një befasi për banorin Ilir Shaqiri në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Ajo ka interpretuar live këngën “Valësi i lumturisë”, teksa në skenën e teatrit balerini ka interpretuar një vals të mrekullueshëm me nënën e tij, Mukadeze Shaqirin.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-19-2022 00:16:59" ["time"]=> string(16) "19/02/2022 00:16" ["update"]=> bool(false) } 19/02/2022 00:16

Befasi për Ilir Shaqirin, dërgohet në Teatrin e Operës dhe Baletit ku takon prindërit e tij

Foto: Top Channel

Ilir Shaqiri është një prej dy banorëve të fundit të mbetur në shtëpinë e Big Brother VIP.

Mbrëmjen e finales, atij i është bërë një befasi shumë e këndshme nga produksioni i Big Brother VIP, të cilët e kanë çuar nga shtëpia në Teatrin e Operës dhe Baletit, në Tiranë.


Ai atje ka takuar prindërit e tij në audiencën e teatrit, ku emocionet dhe lotët kanë qenë të pashmangshëm.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-19-2022 00:09:20" ["time"]=> string(16) "19/02/2022 00:09" ["update"]=> bool(false) } 19/02/2022 00:09

Opinionistët të ndarë: Arbër Hajdari me Ilirin, Balina Bodinaku me Donaldin

Dy opinionistët shumë të përfolur të spektaklit Big Brother VIP, kanë treguar qëndrimet e tyre sa i përket dyshes finaliste.


Arbër Hajdari ka shprehur mbështetjen e tij për Ilirin, ndërsa ndryshe prej tij Balina tregoi se mbështet Donaldin.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-18-2022 23:44:39" ["time"]=> string(16) "18/02/2022 23:44" ["update"]=> bool(false) } 18/02/2022 23:44

Çmimi i madh mes Ilirit dhe Donaldit

Foto: Top Channel

Është hapur zyrtarisht televotimi i fundit për këtë edicion të Big Brother VIP.

Pasi moderatorja Einxhel Shkira u shpall e eliminuara e dytë e natës, çmimi i madh mbetet mes dy pretendentëve kryesorë: Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-18-2022 23:35:29" ["time"]=> string(16) "18/02/2022 23:35" ["update"]=> bool(false) } 18/02/2022 23:35

E eliminuara e dytë e finales së Big Brother VIP është Einxhel Shkira

Foto: Top Channel

Banorja e dytë që ka përfunduar aventurën e saj brenda shtëpisë së madhe të Big Brother VIP është prezantuesja Einxhel Shkira.

Ajo është shquar si një prej femrave më të forta të këtij edicioni.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-18-2022 23:22:37" ["time"]=> string(16) "18/02/2022 23:22" ["update"]=> bool(false) } 18/02/2022 23:22

Mbi 400 mijë vota për televotimin e finales së Big Brother VIP

Pas largimit të Beniadës, prezantuesja Arbana Osmani ka rihapur teleovitmin për tre finalistët e mbetur: Einxhel, Donaldi dhe Iliri.

Ajo bëri të ditur se votat e marra sonte live në këtë televotim, iu shtohen votave të marra gjatë javës.


Ajo gjithashtu lajmëroi se në televotimin një javor ka pasur mbi 400 mijë vota nga shqiptarët, për të zgjedhur fituesin e Big Brother VIP.

Nga një abonent është lejuar të dërgohen deri në pesë mesazhe për konkurrentin e tyre të preferuar.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-18-2022 22:59:51" ["time"]=> string(16) "18/02/2022 22:59" ["update"]=> bool(false) } 18/02/2022 22:59

Rezulatet nga sondazhi i Telegrafit, mbi 35 mijë njerëz votuan për fituesin

Portali Telegrafi.com ka hapur një sondazh online në fillim të kësaj jave, duke pyetur lexuesit për konkurrentin që mendojnë se do të jetë fituesi i Big Brother VIP.


Mbi 35 mijë votues kanë marrë pjesë në këtë votim , cili nxjerr fitues Donaldin me 59 për qind, në vend të dytë Ilir Shaqiri me 21 për qind, pasuar nga Einxhel me nëntë për qind në vendin e tretë dhe në vendin e katër, Beniada me tetë për qind. Për numrin e saktë të votave për secilin, kliko këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-18-2022 22:55:07" ["time"]=> string(16) "18/02/2022 22:55" ["update"]=> bool(false) } 18/02/2022 22:55

E eliminuara e parë e finales është Beniada

Foto: Top Channel

E eliminuara e parë e mbrëmjes finale të Big Brother VIP është Beniada Nishani (Jakic).

Ajo përgjatë intervistës në studio, e cilësoi Big Brother-in si një nga eksperiencat më të bukura në jetën e saj.


array(3) { ["date"]=> string(19) "02-18-2022 22:52:24" ["time"]=> string(16) "18/02/2022 22:52" ["update"]=> bool(false) } 18/02/2022 22:52

Mbyllet zyrtarisht televotimi

Prezantuesja e programit Big Brother VIP, Arbana Osmani, ka mbyllur zyrtarisht teleovitmin e hapur prej një jave për zgjedhjen e fituesit.

Foto Arbana Osmani/Instagram
array(3) { ["date"]=> string(19) "02-18-2022 22:29:12" ["time"]=> string(16) "18/02/2022 22:29" ["update"]=> bool(false) } 18/02/2022 22:29

Beniada befasohet nga farefisi i gjerë në finalen e Big Brother VIP

Foto: Top Channel

Një befasi e këndshme është përgatitur edhe për modelen shqiptare Beniada Nishani (Jakic) në natën finale të Big Brother VIP.

Beniada, e cila ka qenë e njohur gjatë qëndrimit të saj në shtëpi për përshëndetjet e shumta për familjarët, është befasuar nga farefisi i gjerë në natën finale.


Foto: Top Channel

Që nga prindërit e deri te kushërinjtë, Beniada ka shijuar disa çaste të këndshme në një darkë speciale të përgatitur në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP.

Ndërsa i ftuar për t’i argëtuar me muzikë ka qenë këngëtar Sinan Hoxha, këngët e të cilit Beniada i ka kënduar më së shumti gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Foto: Top Channel
array(3) { ["date"]=> string(19) "02-18-2022 21:58:30" ["time"]=> string(16) "18/02/2022 21:58" ["update"]=> bool(false) } 18/02/2022 21:58

Befasi e madhe për Einxhelin, takon babanë e saj në finale

Foto: Top Channel

Prezantuesja Einxhel Shkira është njëra prej katër finalisteve të spektaklit Big Brother VIP.

Ajo është shquar si një prej femrave më luftarake të këtij edicioni, teksa e quajti gjatë finales së BBV rrugëtimin e saj në këtë aventurë si një rrugëtim jo të lehtë.


Në finalen e madhe, ajo është befasuar me një vizitë nga babai i saj, piktori Muzafer Shkira, i cili ka thënë fjalët më të mira dhe të lavdishme për suksesin e vajzës së tij.

Foto: Top Channel

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-18-2022 21:55:24" ["time"]=> string(16) "18/02/2022 21:55" ["update"]=> bool(false) } 18/02/2022 21:55

Beatrix Ramosaj shkëlqen me dukjen në Big Brother VIP, e quan Donaldin fitues në dedikimin e saj pak para finales

Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj po merr pjesë në natën finale të Big Brother VIP që po mbahet sonte (18 shkurt).

Ku kanë mbetur edhe pak kohë deri në shpalljen e fituesit të këtij edicioni të BB VIP, Beatrix ka treguar edhe një herë mbështetjen për partnerin e saj dhe finalistin, Donald Veshaj.


Foto: Beatrix Ramosaj/InstaStory

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja postoi një foto ku shihet në krahët e aktorit, ndërsa i bëri një dedikim.

“Ti ke lindur fitues, nuk mund të jem më krenare se kaq më ty”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e postimit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "02-18-2022 21:52:25" ["time"]=> string(16) "18/02/2022 21:52" ["update"]=> bool(false) } 18/02/2022 21:52

Arjola Demiri bie në sy me ndryshimin drastik në finalen e BBV

Foto: Arjola Demiri/InstaStory

Aktorja Arjola Demiri u pa me një ndryshim të ri në natën finale të Big Brother VIP

E veshur me një fustan të kuq elegant, artistja me prejardhje nga Tropoja është dukur tejet e veçantë, ndërsa ka prezantuar pamje ne re me flokë të çelura dhe më voluminoze.


Ajo është shquar si një prej konkurrenteve më të forta të këtij edicioni të BBV.

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Magazina
Kalo në kategori