LAJMI I FUNDIT:

Bien çmimet e imputeve bujqësore

Bien çmimet e imputeve bujqësore

Indeksi i Përgjithshëm i Imputeve për tremujorin e tretë të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019 ka rënie për 2.2 për qind.

Kështu thuhet në raportin “Indeksi i Çmimeve të Imputeve dhe Çmimet në Bujqësi, tremujori i tretë 2020”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.


ASK nëpërmjet një njoftimi thotë se, grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, tregje dhe vende të tjera, ku çmimet e imputeve bujqësore janë në dispozicion.

“Prodhimet që krijojnë bazë për Indeksin e Çmimeve të Imputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: Mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi dhe mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi. Brenda grupit parë, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji, vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtje e materialeve, mirëmbajtje e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime të tjera. Kurse, sa i përket pjesë së dytë, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje të tjera), ndërtesa të tjera (ndërtesat jo-rezidente të fermës, punë të tjera, përveç përmirësimit të tokës). Në tremujorin e tretë të vitit 2020, indeksi i Input 1 ka rënie për 4.1 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Kurse, indeksi i Input 2 ka rënie për 0.2 për qind”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, indeksi i përgjithshëm i imputeve 1 dhe ka rënie për 2.2 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019. /Telegrafi/