Miniera e “Trepçës” në Stan Tërg vazhdon të ballafaqohet me vështirësi të mëdha, ndonëse Ligji për Trepçën, i miratuar në Kuvendin e Kosovës në fillim të tetorit të vitit 2016, garantonte zhvillim të shpejtë, pasi që gjiganti ekonomik kosovar i kthehej shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Prodhimi në vitin 2017 ka shënuar rënie të dukshme krahasuar me vitin 2016.
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë prodhuar 6 mijë tonë më pak xehe se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Me prodhimin aktual menaxhmenti i “Trepçës” ka arritur t’i sigurojë pagat për 1360 punëtorë, sa aktualisht punojnë, minatorë dhe staf tjetër. Institucionet e Republikës së Kosovës, para së gjithash Qeveria e Kosovës, prej se është miratuar Ligji për Trepçën nuk ka arritur t’i formojë dy bordet kryesore, atë Mbikëqyrës dhe Bordin Menaxhues dhe në këtë mënyrë gjithçka ka mbetur në duart e menaxhmentit që udhëhiqet nga Ahmet Tmava, shkruan sot, gazeta Zëri.
Drejtori Tmava është duke e shtyrë, siç thonë, “me gjoks”, pa e pasur asnjë lloj përkrahjeje nga Qeveria e Kosovës. Institucionet e vendit nuk kanë arritur ta bëjnë asnjë hap përpara për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e “Trepçës”.
Në “Trepçë” thonë se kombinati ka mbetur peng i politikës, pasi që me rënien e Qeverisë ka ngelur puna e funksionalizimit të Ligjit për Trepçën, e më këtë edhe zhvillimi i saj, ashtu siç synohej.
Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, i ka thënë “Zërit” se janë duke u përballur me telashe të mëdha, të cilat nuk mund të zgjidhen pa u konstituuar institucionet e Kosovës, sidomos pa u funksionalizuar Qeveria e re e vendit, e cila do të vazhdojë me procesin e transformimit të ndërmarrjes nga ajo shoqërore në ndërmarrje publike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
LISTA
Sa kushton Kontrata Kolektive?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore