LAJMI I FUNDIT:

Bie prodhimi industrial në Eurozonë

Bie prodhimi industrial në Eurozonë
FILE - In this Dec. 16, 2011 file photo the Euro sculpture stands in front of the European Central Bank, right, in Frankfurt, Germany. The European Central Bank says Monday, Feb. 27, 2012, the amount lent to businesses by banks leveled off in January after a steep plunge in December. The data highlight concerns that companies are still finding credit scarce as the eurozone debt crisis puts pressure on banks. (AP Photo/Michael Probst, File)

Prodhimi industrial në Eurozonë ra në tetor, për të dytin muaj radhazi si pasojë e rënies së prodhimit të mallrave të ndërmjetëm dhe mallrave të konsumit.

Zyra e statistikave e Bashkimit Europian tregoi se prodhimi industrial në 19 vendet e monedhës së përbashkët ra me 0.1 për qind me bazë mujore për tetorin, ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ishte 0.6 për qind. Analistët prisnin një rritje me 0.2 për qind me bazë mujore dhe 0.8 për qind për vitin.

Rënia mujore e prodhimit në tetor erdhi kryesisht prej një rënie me 1.5 për qind në prodhimin e mallrave të konsumit si veshjet, pas një rritjeje me 0.1 për qind në muajin shtator. Prodhimi i mallrave të ndërmjetme ra gjithashtu me 0.5 për qind.

Megjithatë, prodhimi i mallrave të qëndrueshme si makina dhe frigoriferë, u rrit me 1.5 për qind pas një rënie të ndjeshme me 5.5 për qind në Shtator. Prodhimi i pajisjeve kapitale dhe energjisë u rritën me 1 për qind dhe 0.8 për qind në mënyrë respektive.

Në 28 vendet e Bashkimit Europian, prodhimi industrial për tetorin ra me 0.3 për qind në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë u rrit me 0.5 për qind.

Ndër vendet anëtare, rëniet më të mëdha u regjistruan në Irlandë me 3.6 për qind, Suedi me 2.9 për qind dhe Luksemburg me 2.2 për qind. Rritjet më të mëdha u regjistruan në Danimarkë me 4.7 për qind, Greqi me 4.5 për qind dhe Lituani me 2.7 për qind. /Telegrafi/