LAJMI I FUNDIT:

Biden mbërrin në Beograd

Biden mbërrin në Beograd

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka arritur sot në Beograd, në vizitën e tij të dytë zyrtare në Serbi, ku gjatë ditës do të bisedojë me kreun e këtij vendi.

Kryeministri I Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka mirëpritur nënpresidentin e SHBA-ve Joseph Biden në aeroportin e Beogradit.


Biden viziton kryeqytetin e Serbisë disa ditë pasi Vuçiq ka krijuar Qeverinë e tij të dytë.

Vuçiq dhe Biden do t’i drejtohen gazetarëve pas bisedimeve që do t’i kenë dy delegacionet, si dhe takimit sy më sy, pas dyerve të mbyllura.

Gjithashtu, nënpresidenti Biden do të takohet edhe me kryetarin e Serbisë, Tomislav Nikoliq.

Pritet që temat e bisedimeve të jenë: dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe disa çështje tjera të hapura, sikurse djegia e ambasadës serbe, rasti i ndriçimit të vrasjes së shtetasve amerikan – vëllezërve Bytyqi, por edhe temat sikurse marrëdhëniet me Rusinë, ngjarjet në Turqi, si dhe përshkallëzimi i terrorizmit ndërkombëtar.

Përkujtojmë që James Hooper, ish diplomat i SHBA-ve dhe ekspert për Ballkanin, në një shkrim autorial për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se Biden duhet t’ua bëj me dije në mënyrë të qartë autoriteteve të Serbisë se partneriteti më i afërt ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë mund të bazohet vetëm në themele solide dhe lidhjet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se Serbia duhet të shkojë shumë më tej në përputhje me realitetin e pavarësisë së Kosovës, përfshirë edhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara në një të ardhme të afërt.

Ndryshe, në Beograd, Partia Radikale Serbe e Vojislav Sheshelit ka paralajmëruar protesta ndaj vizitës së nënpresidentit amerikan Biden, para presidencës së Serbisë, me triko të cilat bartin figurën e kandidatit republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump.

Gjithashtu, edhe kryetari serb Nikoliq me nënpresidentin Biden do të bisedoj në Pallatin Serbia dhe jo në Presidencë.

Për shkak të vizitës së nënpresidentit Biden dhe kryeministrit suedez Stefan levend, në Beograd janë ngritur masat e sigurisë në nivelin më të lartë.

Pas Beogradit, nënpresidenti Biden do të udhëtoj për në Prishtinë, ku do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Ardhja e nënpresidentit Biden në Beograd është shtyrë për disa orë për shkak të motit të keq në SHBA. (REL)

Në trend Botë

Më shumë
Rusia shënoi numrin më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë - thotë Kievi

Rusia shënoi numrin më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Protestat në Gjeorgji kanë vazhduar deri në mëngjes në një përpjekje të fundit për të parandaluar miratimin e

Protestat në Gjeorgji kanë vazhduar deri në mëngjes në një përpjekje të fundit për të parandaluar miratimin e "ligjit të Rusisë"

Botë
Vuçiq bisedon me Scholz, tregon për “ankesat për Kosovën” që i bëri te kancelari gjerman

Vuçiq bisedon me Scholz, tregon për “ankesat për Kosovën” që i bëri te kancelari gjerman

Serbia
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Erdogan kritikon rëndë SHBA-në dhe Evropën pasi sipas tij nuk po bëjnë sa duhet për arritjen e një armëpushimi në Gazë

Erdogan kritikon rëndë SHBA-në dhe Evropën pasi sipas tij nuk po bëjnë sa duhet për arritjen e një armëpushimi në Gazë

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Kalo në kategori