Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai ukrainas Volodymyr Zelensky, kanë zhvilluar një bisedë telefonike lidhur me sanksionet dhe asistencën mbrojtëse.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se biseda telefonike ka zgjatur 40 minuta mes dy presidentëve, transmeton Telegrafi.


Zelensky ka ndarë detaje nga biseda me homologun amerikan, duke bërë një postim në llogarinë e tij në Twitter.

“Dikutuam për forcimin e sanksioneve, ndihmën konkrete të mbrojtjes dhe një koalicion kundër luftës”, ka shkruar Zelensky.

Biseda u zhvillua në kohën kur Rusia përhapi dezinformata se Zelensky ka braktisur Kievin, dhe se vendi ka mbetur pa lider.

Megjithatë ai postoi një video ku u shfaq në Kiev së bashku me disa këshilltarë. /Telegrafi/