LAJMI I FUNDIT:

Biblioteka e lagjeve në Shqipëri, kthehen në salla relaksi!

Biblioteka e lagjeve në Shqipëri, kthehen në salla relaksi!

Bien kambanat e alarmit për funksionimin e bibliotekave publike. Mos furnizimi me botimet e reja si dhe shndërrimi në “Qendra Multifunksionale” po rrezikojnë rolin e tyre parësor. Pedagogë e studiues kërkojnë të merren masa

Një patinim dhe një bojatisje nuk sjell ndryshime të mëdha dhe as bën që institucionet publike të funksionojnë si duhet, e konfirmojnë këtë njerëzit e librave. Kësaj here kambanat e alarmit bien për tetë bibliotekat e lagjeve të kryeqytetit, të përfshira në “operacionin” për rikonstruktim, por që nuk furnizohen me librat e rinj.


Mjafton të hysh në ambientet e bibliotekës publike simbol “Musine Kokalari” në Tiranë dhe do ta kuptosh se “libra të rinj” konsiderohen ende ata të 2015-ës, që ndonjëra nga shtëpitë botuese i ka sjellë së fundmi.

A e humbet kështu biblioteka funksionin e saj kryesor, si një ambient ku mund të kërkosh, lexosh dhe konsultosh libra, përfshirë botimet e reja?

Tanimë këto ndërtesa shërbejnë edhe si Qendra Multifunksionale, e megjithatë nuk janë në gjendje të përmbushin kërkesat e frekuentuesve.

Sipas pedagogut dhe gazetarit, Erion Kristo, situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe për këtë duhet një vizion tjetër i qeverisjes vendore. “Që situata të përmirësohet duhet të ndalojë vjedhja e fondeve publike”, shprehet ai. Për studiuesin Frano Kulli, funksionimi i bibliotekave të lagjeve qëndron në kornizat e propagandës. “Sikur ca thërrime të buxhetit të shpenzuar për fasadat e tyre të ishin shpenzuar për blerje librash, ato mund të ishin biblioteka shumë më tepër sesa janë sot këto qendrat multifunksionale”. Studiuesi shpreh nevojën për të bërë të qartë rolin e bibliotekave publike, duke shmangur përdorimin e tyre për funksione të tjera. Ai thekson se bibliotekat askund nuk janë vend pushimi e relaksi (janë arrestuar si kafene), por vendi ku mund të ushtrohet marrëdhënia e lexuesit me librin. /Shekulli/