eksperti-banner

Beyonce ka paralajmëruar diçka të re.

Për ndjekësit e saj në “Twitter” ajo ka publikuar një teaser me titullin “Lemonade”, duke lënë të hutuar fansat se për çfarë bëhet fjalë.


Kjo video misterioze nuk dihet nëse është videoklip i ri, dokumentar, album , këngë, njoftim për ndonjë turne a po krejtësisht diçka tjetër.

E vërteta e këtij projekti do të mësohet me 23 prill, kur është paralajmëruar promovimi i tij./Telegrafi/