LAJMI I FUNDIT:

Beteja ligjore mes Juventusit dhe Cristiano Ronaldos ka hyrë në fazën përfundimtare

Beteja ligjore mes Juventusit dhe Cristiano Ronaldos ka hyrë në fazën përfundimtare

Cristiano Ronaldo tani ka hyrë në fazën përfundimtare të betejës së tij ligjore me Juventusin në lidhje me 19.5 milionë euro paga që dyshohet se nuk i janë paguar nga klubi italian.

Ylli portugez ka qenë në një mosmarrëveshje ligjore me ‘Bianconerët’ që nga shtatori i vitit të kaluar , pasi kërkoi nga avokatët e tij të ndërmerrnin veprime ligjore kundër klubit në lidhje me rreth 19.5 milionë euro paga të papaguara, të cilat datojnë që nga ‘manovra e pagave’ të klubit në sezonin 2020/2021.


Ronaldo ka vazhduar të kërkojë ato paga edhe pas largimit nga Juventusi, por klubi nuk ka ndërmend të paguajë, me besim se nuk ka nevojë ta bëjë këtë.

Kur sulmuesi portugez u largua nga klubi në drejtim të Manchester United në gusht të 2021, pjesë e largimit të tij të rënë dakord ishte një dokument i nënshkruar që konfirmonte se ‘Zonja e Vjetër’ nuk i kishte borxh asgjë.

Ç’është më e rëndësishmja, ai kurrë nuk e vuri në letër marrëveshjen për të hequr dorë nga ato paga në sezonin 2020-21.

Tuttosport detajon se si Ronaldo dhe avokatët e tij e kanë çuar çështjen në Panelin e Arbitrazhit dhe janë në pritje të një përgjigje më së voni deri më 22 prill, megjithëse një vendim mund të merret që në fillim të javës së ardhshme.

Juventusi ruan besimin në sjelljen e tyre duke pohuar se pretendimet e Ronaldos mbi këtë çështje janë ‘të pabaza’./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori