LAJMI I FUNDIT:

Besojeni apo jo, kufiri mes Spanjës dhe Francës ndryshon çdo gjashtë muaj – mësoni arsyen interesante

Besojeni apo jo, kufiri mes Spanjës dhe Francës ndryshon çdo gjashtë muaj – mësoni arsyen interesante

Ishulli i Fazanit (Isla de los Faisanes në spanjisht, Ile des Faisans në frëngjisht) është një ishull me një histori dhe me një funksion mjaft të veçantë.

Ai është një ishull lumor në lumin Bidasosa që shërben si kufi natyral mes Francës dhe Spanjës, transmeton Telegrafi.


Ky ishull, administrohet nga këto dyja vende dhe në fakt nuk i përket as njërit dhe as tjetrit.

Për gjashtë muaj në vit, ishulli është nën juridiksionin francez dhe për gjashtë muaj të tjerë nën juridiksionin spanjoll.

Historikisht, ky ishull njihet si vendi ku u nënshkrua Traktati i Pirinejit në vitin 1659, që përfundoi Luftën e 30-vjeçare midis Francës dhe Spanjës.

@realityexplained0 How SPAIN And FRANCE Are Changing Their Borders ?? 🇪🇸🇫🇷 #geography #maps #spain #france #facts #interestingfacts #interesting #knowledge #europe #border #borders #coutnries #country #politics #geopolitics #history #mapping #mapper #dailyfacts #generalknowledge #worldmap #countryballs #geographynow #fyp #fypシ #foryou #foryoupage ♬ original sound – realityexplained

Si pjesë e marrëveshjes, u vendos gjithashtu martesa mes Mbretit Louis XIV të Francës dhe vajzës së mbretit spanjoll, Infanta Maria Theresa si një përpjekje për të siguruar paqe afatgjate mes dy fuqive.

Ishulli ishte vendi i ceremonive dhe takimeve të mëdha gjatë nënshkrimit të traktatit dhe veprimtarive të tjera diplomatike. Si simbol i bashkëpunimit dhe kompromisit, u vendos një precedent i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Kështu, nga 1 shkurti deri më 1 korrik ishulli është nën menaxhimin spanjoll dhe për gjashtë muajt në vijim është në menaxhimin francez.

Në fakt, kjo ndarje unike nuk ekziston në asnjë vend tjetër në kufirin mes Francës dhe Spanjës, dhe është një ndër kufijtë më të veçantë në botë.

Ishulli nuk është i banuar dhe nuk përdoret për veprimtari të reja.

Kjo dinamikë mes të dyja vendeve, bënë që kufiri mes Francës dhe Spanjës të ‘ndryshojë’ çdo gjashtë muaj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

Botë
Kalo në kategori