LAJMI I FUNDIT:

Besnik Hasi po bën mrekullinë, skuadra e trajnerit shqiptar ëndërron Ligën e Kampionëve

Besnik Hasi po bën mrekullinë, skuadra e trajnerit shqiptar ëndërron Ligën e Kampionëve

Besnik Hasi është padyshim trajneri i momentin në elitën e futbollit belg, teksa po bën mrekullinë me skuadrën e Mechelen.

Shqiptari mori drejtimin e fundit, kur skuadra po dergjej në vendet e fundit, teksa ka arritur të bëjë një punë magjike, duke e ngjitur në vendin e pestë në renditje, duke aspiruar një vend në Champions, për edicionin e radhës.


Mechelen ka triumfuar mbrëmjen e sotme ndaj Westerlos me rezultatin 3-1 duke siguruar kështu triumfin e katërt radhazi në kampionat.

Skuadra e Hasit tashmë është vetëm 3 pikë larg nga Club Brugge që gjendet në vendin e tretë, dhe meritë absolute për këtë ecuri ka padyshim Hasi.

Rikthimi i jashtëzakonshëm i Besnik Hasit në Belgjikë – Mecheleni i tij nga lufta për mbijetesë në ekipin më të mirë belg në vitin 2024
Lexo po ashtu Rikthimi i jashtëzakonshëm i Besnik Hasit në Belgjikë – Mecheleni i tij nga lufta për mbijetesë në ekipin më të mirë belg në vitin 2024

Me fitoren e arritur ndaj Westerlos, Mecheleni tashmë ka shkuar në nëntë ndeshje rresht pa pësuar humbje në elitën e futbollit belg.

Në këto nëntë ndeshje ata kanë shënuar 19 gola ndërsa kanë pësuar vetëm tetë, ku kjo tregon punën e tij të palodhshme në të gjitha fazat.

Pengesa e ardhme e të besuarve të Besnik Hasit do të jetë në udhëtim ndaj OH Leuven, aty ku do të synohet zgjerimi i këtij rekordi pa humbje./Telegrafi/