LAJMI I FUNDIT:

Besimi: Ekonomia e Maqedonisë nuk pritet të hyjë në recesion në vitin 2023

Besimi: Ekonomia e Maqedonisë nuk pritet të hyjë në recesion në vitin 2023

“Ekonomia e Maqedonisë nuk pritet të hyjë në recesion në vitin 2023, edhe pse ashtu si në vendet e Evropës, edhe tek ne projeksionet e rritjes rishikohen në rënie. Efektet e krizës do të jenë ende prezent dhe çelësi i daljes së saj, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në nivel global janë kursimet në të gjitha nivelet dhe nga të gjithë”.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, i ftuar në emisionin 24 Analiza në TV 24, ku theksoi se me Planin e miratuar për qëndrueshmëri fiskale dhe rritje ekonomike, do të kursehen shpenzimet, por nuk do të ketë ulje të pagave të të punësuarve.

“Ndikimi i krizës energjetike dhe të çmimeve do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm. Duhet të jemi realistë sa i përket situatës dhe mos krijojmë pritshmëri joreale se kjo gjendje do të kalojë shpejt. Efektet do të ndihen, por pavarësisht kësaj edhe për vitin e ardhshëm planifikojmë rritje prej 2.9%, por ajo që ka rëndësi është të përgatitemi për një periudhë, që definitivisht pavarësisht nevojave që do të paraqiten për t’u ballafaquar me krizën, do të ketë nevojë edhe të kursejmë”, theksoi ministri Besimi.

Ministri Besimi shtoi se kursimi mund ta ndryshojë situatën në mënyrë të konsiderueshme dhe se reaksioni i parë që duhet të ndërmerret është konsolidimi fiskal ose zvogëlimi i shpenzimeve në sektorin publik, që do t’a ulë presionin mbi normat e interesit, me ç’rast do të ndikojë edhe mbi rritjen ekonomike.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori