LAJMI I FUNDIT:

Besëtytnitë në futbollin evropian

Besëtytnitë në futbollin evropian

Kolo Toure gjithmonë duhej të ishte lojtari i fundit që futej në fushë gjatë kohës tek Arsenali, një situatë që i shkaktoi telashe gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve të vitit 2009 kundër Romës, pasi bashkëlojtari i tij William Gallas, ishte vonuar, dhe gjatë pauzës mes pjesëlojëve po merrte ndihmën nga mjekët.

Toure nuk u ndie në gjendje të rifutet në fushë derisa Gallasi të dalë dhe ndeshja vazhdoi pa dy lojtarët, ndërsa arbitri më pas ndëshkoi Kolo Touren me karton të verdhë, pasi u rikthye në lojë pa marrë lejen e tij, shkruan Uefa.com.

Kapiteni i Çekisë, Tomas Rosicky, kurrë nuk këndon himnin kombëtar me zë, pasi gjatë ndeshjeve sa luante për vendin e tij në nivel të të rinjve, sa herë që këndonte me zë himnin, përfaqësuesja humbiste. Ndërkohë sulmuesi i Gjermanisë, Mario Gomez, e ka shprehi tash të mos këndojë fare himnin, pasi kishte shënuar në një ndeshje të të rinjve kur nuk kishte kënduar himnin, përcjell sot Koha Ditore.

Ish-trajneri i Fiorentinës, Bruno Pesaola, ishte aq i bindur që këngët që i kishte lëshuar skuadrës së tij para ndeshjeve i kishin sjellë fat, saqë bëri 500 kilometra rrugë për t’u kthyer e për të marrë CD-në me këngët, kur kuptoi se e kishte lënë atë në shtëpi, ndërsa Fiorentina kishte ndeshje si mysafire.

Kapiteni i Chelseat, John Terry, po ashtu ka ritualet e veta. Për një kohë të gjatë ai dëgjonte CD-në e njëjtë të Usherit në veturën e tij para çdo ndeshjeje, parkohej në të njëjtin vend, qëndronte në të njëjtën ulëse të autobusit të skuadrës dhe madje përdori mbrojtëset e njëjta të këmbëve për dhjetë vite, para se t’i humbiste ato në një ndeshje në Barcelonë.

Laurent Blanc i jepte një puthje në kokën tullace portierit Fabien Barthez para çdo ndeshjeje të Botërorit 1998 në Francë. Ndërkohë përfaqësuesja para çdo ndeshjeje dëgjonte në zhveshtore këngën “I Will Survive” të Gloria Gaynorit.

Një kohë presidenti i skuadrës italiane Pisa, Rome Anconetani kishte ndier se hedhja pak kripë në fushë para ndeshjeve të mëdha sillte fat, kështu që ai derdhi 26 kilogramë kripë në fushë para një ndeshje të rëndësishme.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori