LAJMI I FUNDIT:

Besar Halimi thotë se Kosova ishte e pafat ndaj Greqisë

Besar Halimi thotë se Kosova ishte e pafat ndaj Greqisë

Besar Halimi është deklaruar për barazimin 1-1 të Kosovës ndaj Greqisë në kuadër të kualifikimeve në Kupën e Botës.

Vedat Muriqi e shënoi golin e barazimit në fund të takimit, duke e anuluar atë të epërsisë së grekëve që u shënua në pjesën e parë.


Halimi deklaroi pas ndeshjes se ata nuk i shfrytëzuan shanset që kishin, por që po rikthehen në formën e mirë që e kishin më parë.

Challandes: Kosova meritoi më shumë se një pikë ndaj Greqisë
Lexo po ashtu Challandes: Kosova meritoi më shumë se një pikë ndaj Greqisë

“Besoj që kishte mundësi t’i marrim tre pikë, por ishim të pafat”, ka thënë reprezentuesi i Kosovës.

“Goli në pjesën e parë na krijoi probleme, grekët ishin të organizuar në mbrojtje, por Vedati (Muriqi) na shpëtoi”.

Muriqi: Luajtëm më mirë se Greqia dhe morëm një pikë
Lexo po ashtu Muriqi: Luajtëm më mirë se Greqia dhe morëm një pikë

“Duhet t’i përmirësojmë dhe t’i shfrytëzojmë shanset, pasi në 16-shën e tyre nuk ishim shumë të rrezikshëm”.

“Në këto dy ndeshjet e fundit kemi treguar se po rikthehemi në formën që e kishim më parë. Kartoni i dytë i verdhë më penalizon ndaj Spanjës, por shpresojnë të marrin një pikë”, ka shtuar më tej Halimi. /Telegrafi/