Besa sqarohet për Shabanin, nisen për Mal të Zi

Sipas tyre, lojtari ka marrë një këst të parave dhe pa i kthyer ato nuk mund të luajë askund.
“Edhe pse ne me dëshirë e pranuam në mesin tonë futbollistin i cili ishte pa angazhim dhe në gjashtë muajt e fundit ka pauzuar, bëmë marrëveshje, paguam këstin e parë të mjeteve dhe shpresuam se Egzoni do të rimarrë veten. Si duket pasi ky futbollist hasi në një mes ku talentet e ri të shkollës së futbollit KF Besa janë me cilësi edhe më të mira se ky, atëherë Egzon Shabani filloi të dyshoj se mund të krijojë vend startues te KF Besa, atëherë filloi të bëjë presion për të ju paguar komplet kontrata, ende pa ja nisur kampionati”, thuhet në reagimin e Besës.
“KF Besa duke e parë këtë jo profesionalizëm te ky tip i lojtarit, vendosi të shkëpus çdo marrëveshje me të dhe njofton edhe FFK-në dhe klubet tjera se derisa nuk kthen mjetet financiare të marra te KF Besa, Egzon Shabani nuk mund të bëjë marrëveshje me askënd”, thuhet në përgjigjen e KF Besës për Egzon Shabanin”, vazhdon njoftimi i publikuar në faqen zyrtare të Besës në ‘Facebook’.
Lojtari e akuzoi Besës se për shkak të mosdhënies së parave të kontratës u largua nga klubi pejan.
Besa sot ka udhëtuar për në Mal të Zi, ku do të vazhdojë fazën përgatitore. /Telegrafi/



















































