LAJMI I FUNDIT:

Besa mposhtet në Kroaci, e synon rikthimin në ndeshjen në Pejë

Besa mposhtet në Kroaci, e synon rikthimin në ndeshjen në Pejë
(Foto: kosovahandball.info)

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, ka humbur ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane. Të dielën mbrëma në Zagreb, Besa u mposht nga MRK Sesvete me rezultat 31-23. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15-10.

Skuadra kroate e nisi më mirë ndeshjen dhe mbajti epërsi të lehtë në pjesën e parë. Por skuadra jonë nuk u zmbraps.

Në pjesën e dytë luajti shumë më mirë dhe gradualisht u afrua në rezultat. Ia doli të barazoi rezultatin në 19-19, por më pas Besa pati një krizë në lojë.

Në fakt lojtarëve të Besës u mungoi qetësia, kurse portieri i skuadrës vendase shfaqi formë të lartë. Me seri 10-0, Sesvete u shkëput në 29-19. Besa u mundua të reagoi, ndërsa ia doli të afrohet në tetë gola. Rezultati në fund ishte 31-23.

Ndeshja e kthimit është pas një jave në Pejë, kurse Besa do ta tentoi rikthimin dhe kualifikimin.

Mursel Memeti i kishte 11 pritje te Besa. Nga pesë gola i shënuan Egzon Gjuka (10/5), Nikola Prce (11/5) dhe Ivan Majiq (5/5). Denis Shabanoviq i realizoi katër gola nga pesë tentime.

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori