LAJMI I FUNDIT:

Besa dhe Aleanca akuzojnë Qeverinë për moszbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Besa dhe Aleanca akuzojnë Qeverinë për moszbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Dy partitë shqiptare në opozitë Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, kanë akuzuar Qeverinë se po zvarrit zbatimin e Ligjit mbi përdorimin e gjuhëve, duke thënë se fati i ligjit do të jetë sikur Marrëveshja e Ohrit.

Sipas Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët, Qeveria nuk kujdeset për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.


Nënkryetari i Lëvizjes Besa Abdush Demiri, sot në konferencë për shtyp tha se mungesa e BDI-së dhe LSDM-së, ka bërë që të mos themelohet Inspektorati Shtetëror, i cili do të duhej të kujdesej për fatin gjuhës shqipe.

“Me çka merren përfaqësuesit shqiptarë në BDI dhe partitë tjera, kur edhe pas 6 muajsh nuk po arrijnë të krijojnë institucionin kryesor, i cili do të bëjë inspektimin e përdorimit të gjuhës shqipe në nivel qendror dhe lokal. Ndërsa në anën tjetër për çdo ditë kemi me qindra shembuj të bastardimit të gjuhës shqipe, mos përdorimi i duhur, si dhe shkelje që kanë të bëjnë me përdorimin e të njëjtit”, tha deklaroi Abdush Demiri.

Ndërsa nga ASH përmes një kumtese për media thonë se qeveria nuk e luan rolin e saj për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Ky inspektorat në bazë të ligjit duhej t’i kishte sanksionuar deri më tani të gjitha institucionet shtetërore, që deri tani nuk e kanë zbatuar Ligjin e gjuhëve në vendosjen e tabelave dy gjuhësore dhe zbatimin e gjuhës shqipe në dokumentet zyrtare. Edhe pse është krijuar Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve, ky institucion nëse do ishte apolitik dhe profesional, sot duhet të mbante konferencë për shtyp dhe të informonte opinionin për të gjitha institucionet dhe udhëheqësit e tyre që nuk kanë zbatuar Ligjin e Gjuhëve, se për çfarë arsye për gjashtë muaj, që kanë qenë të mjaftueshëm, nuk e kanë zbatuar në praktikë, duke kërkuar përgjegjësi juridike dhe institucionale”, thonë nga ASH.

Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kërkojnë përgjegjësi nga BDI, për të cilën thonë se bashkëfajtore për dështimin e çdo reforme apo procesi integrues në vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori