LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Shqipëria nuk do jetë kurrë pa opozitë, ëndrra e Ramës do bëhet pluhur

Berisha: Shqipëria nuk do jetë kurrë pa opozitë, ëndrra e Ramës do bëhet pluhur

Simbol të shpresës dhe rezistencës kundër diktaturës e ka cilësuar ish-Kryeministri Sali Berisha protestën e demokratëve kundër arrestimit të tij.

Duke përshëndetur dhjetëra demokratë që edhe këtë të enjte tubuan poshtë pallatit të tij, ai theksoi se beteja e nisur prej tyre po zgjon çdo ditë e më shumë luanin e fjetur në zemrat e demokratëve dhe opozitarëve të Shqipërisë.


“Çdo natë, ju mblidheni këtu dhe ngrini zërin tuaj të fuqishëm kundër kësaj diktature, kundër këtij pushtimi shkatërrimtar që është vendosur në Shqipëri. Por ju garantoj se jeni sot simboli më i ndritur i shpresës për shqiptarët. Se jeni sot, simboli që rrezaton sot në të katër anët e vendit shpresë. Jeni sot drita që ndriçon rrugën e mendjes për çdo shqiptar. Përpjekja juaj, beteja që ju nisët, zgjon çdo ditë e më shumë luanin e fjetur në zemrat e demokrateve dhe demokratëve, në zemrat e opozitarëve të Shqipërisë”.

Drita që ju lëshoni, era e shpresës dhe ndryshimit, tmerron çdo ditë, struk çdo ditë Edi Ramën, aleancën e krimit dhe nxjerr para shqiptarëve të gjithë shëmtinë e tij. Miqtë e mi, një president i madh amerikan, Abraham Linkoln, ka thënë njëherë, se një njeri mund të jetë shumica, ndaj dhe ju garantoj se ju sot këtu jeni shumica. Ju jeni shumica sepse guximi juaj i jep guximit mbarë qytetarëve. Sepse shpresa që mbillni është jetike për shumicën e shqiptarëve. Ju jeni shumica sepse shumica nuk e do kurrë këtë pushtim të aleancës së krimit me pushtetin. Ju jeni shumica, sepse duhet një shesh për t’u përballur për një kauzë të drejtë. Duhet një shesh për t’i dalë zot Shqipërisë, për t’u dalë zot të drejtave të qytetarëve shqiptarë. Duhet një shesh për t’u thënë shqiptarëve se Shqipëria nuk do jetë kurrë pa opozitë”, ka thënë Berisha nga dritarja e banesës së tij, transmeton Telegrafi.

Më tej ai tha se “ëndrra e Edi Ramës për një Shqipëri pa opozitë, do bëhet pluhur nga ju”.

“Një thirrje kam për mbarë qytetarët shqiptarë: të mos harrojmë se sot nga thellësitë e tokës së këtij vendi, sot mbarë shoqëria shqiptare gjëmon një zë, kumbon një zë, kumbon një thirrje, çfarë po bën ti për Shqipërinë? Kjo thirrje, të cilën Xhon Kenedi e formuloi aq bukur, është një thirrje e përjetshme për të gjithë qytetarët që shohin veten e tyre në lëngim, në vuajtje, në mjerim.
Ju dëgjoj shpesh, lexoj në media të thonë se çfarë po bën bota ndaj kësaj që ndodh në Shqipëri”, tha ai.

“Vendin e mbulon një vello e zezë e propagandës së mashtrimit të narkoregjimit të Edi Ramës. Çfarë mund të bëjë bota më shumë se sa të dërgojë në sallën e gjyqit, Edi Ramën si të korruptuar? Çfarë presin shqiptarët më shumë se kaq? Dje, në mediat e SHBA, mediat e Europës dhe mbarë botës, superlajmi ishte se prokurori federal i Uashingtonit, dërgoi në gjykatë dosjen e McGonigal, në të cilën McGonigal pranon se ka marrë ryshfet nga Edi Rama. Pranon pra, se Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s, korruptoi me para krimi shefin e kundërzbulimit të FBI për Nju Jorkun”.

“Në këtë dosje pranohet se Edi Rama i ngarkoi atij misionin makabër të betejës, të shkatërrimit, kundër opozitës shqiptare. Të shpalljes non-grata të Sali Berishës dhe betejës së egër kundër PD. Kjo dosje që u dorëzua në gjykatë, pranon se McGonigal ndërhyri te Edi Rama, pra me korrupsion, ndërhyri te i korruptuari Edi Rama për t’i dhënë licencë nafte, kujt thoni ju, ish-oficerit të policisë sekret, famëziut Agron Neza dhe ministrit të korruptuar, Damian Gjiknuri”, tha Berisha.

Ai tha se Edi Rama po përpëlitet.

“Emri të doli në Uashington si njeriu më i korruptuar në hapësirën euroatlantike. Emri do të dalë dhe të del edhe për pabesitë e tjera kriminale, shitjen e të dhënave sekrete të TIMS armiqve të Shqipërisë dhe NATO-s. Edi Rama, emri të del dhe do të dalë në aferat e tmerrshme shumëmiliardëshe, por dije mirë se fundin tënd do ta firmosin shqiptarët, do ta firmosin misionarët e kësaj rruge nën ballkon”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori