LAJMI I FUNDIT:

Sali Berisha përmes Nait Hasanit i dërgon porosi Qeverisë në Kosovë

Sali Berisha përmes Nait Hasanit i dërgon porosi Qeverisë në Kosovë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka pritur në takim ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

Gjatë këtij takimi Berisha dhe Hasani kanë diskutuar për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri por edhe për çështjen e “minishengenit Ballkanik”, që sipas Berishës është projekt i një Jugosllavie të re.


“Me projektin e Jugosllavisë së Re, me emrin maskë “minishengen”, serbomadhi Vuçiq dhe argatët e tij në Tiranë dhe Shkup, i fusin Kosovën një thikë pas shpine dhe, shndërrojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në dy vasalë të Beogradit.

Në këtë kontekst, qëndresa e Kosovës ndaj këtij projekti ogurzi, merr rëndësi përcaktuese jo vetëm për Kosovën, por edhe për paqen dhe stabilitetin në mbarë rajonin”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga ambasadori Hasani që t’i përcjellë Qeverisë së Kosovës shqetësimin e tij, për një marrëveshje të përgatitur nga Beogradi dhe që pritet të firmoset në Beograd nga Serbia dhe vasalët e saj në Tiranë dhe Shkup.

Postimi i plotë i Berishës:

Takim me Ambasadorin e Kosovës!

Të dashur miq, dje prita në një takim, Ambasadorin e Kosovës, z. Nait Hasani.

Pasi i urova mirëseardhjen në misionin e tij diplomatik në Shqipëri, si Ambasador i Kosovës, diskutuam gjerësisht mbi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe situatën rajonale.

Në këtë takim, shfrytëzova rastin ta siguroj Ambasadorin Hasani, për përpjekjet e pandërprera në zhvillimin e marrëdhënieve vëllazërore midis Shqipërisë dhe Kosovës, si marrëdhënie shumë të rëndësishme në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Gjithashtu, denoncova përpjekjet destabilizuese të Beogradit, vasalëve të tij në Tiranë dhe Shkup, për të rivendosur hegjemoninë e Serbisë në rajon, hegjemoni që në të shkuarën ka sjellë luftra dhe konflikte të përgjakshme.

Me projektin e Jugosllavisë së Re, me emrin maskë “minishengen”, serbomadhi Vuçiç dhe argatët e tij në Tiranë dhe Shkup, i fusin Kosovën një thikë pas shpine dhe, shndërrojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në dy vasalë të Beogradit.

Në këtë kontekst, qëndresa e Kosovës ndaj këtij projekti ogurzi, merr rëndësi përcaktuese jo vetëm për Kosovën, por edhe për paqen dhe stabilitetin në mbarë rajonin.

Në këtë takim, gjithashtu i kërkova Ambasadorit Hasani, t’i përcjellë Qeverisë së Kosovës shqetësimin tim, për një marrëveshje të përgatitur nga Beogradi në kulisa, gjoja për emergjencën dhe që pritet të firmoset në Beograd nga Serbia dhe vasalët e saj në Tiranë dhe Shkup.

Me këtë marrëveshje, çështja e emergjencave në rajon, de facto, i besohet Serbisë dhe më saktë Rusisë, e cila ka ngritur në Nish prej kohësh një qendër “emergjencash”, e cila de facto, drejtohet nga zbulimi dhe shërbimet sekrete ruse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori