Mesfushori kosovar me pasaportë norvegjeze, kishte një vit me plot dëmtime dhe kjo bëri që ai të qëndrojë jashtë fushave për rreth 10 muaj, transmeton Telegrafi.

E talenti ynë është rikthyer nga lëndimi dhe tani po e merr veten duke u kthyer në formën e tij më të mirë.


Në ndeshjen mes Admiras dhe Red Bull Salzburgut e përfunduar 4-1 në të mirë të mysafirëve, Valoni ka arritur të shënojë golin e katërt në këtë takim.

Ky ishte goli i parë i Valon Berishës në Bundesligën Austrike këtë stinor. /Telegrafi/

telegrafi sport app