LAJMI I FUNDIT:

Berisha dhe Bahtiri kundër ndarjes së Kosovës

Berisha dhe Bahtiri kundër ndarjes së Kosovës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është takuar në Tiranë me ish presidentin dhe ish kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, me të cilin ka biseduar situatën në Mitrovicë dhe për zhvillimet e fundit në vend.

Në kumtesën e Komunës së Mitrovicës, thuhet se Berisha ka shprehur admirimin e tij për atë që Agim Bahtiri ka bërë për Mitrovicën, për zhvillimin e saj, duke shtuar se në momentin kur Aleksandar Vuçiq iu përkushtua tërësisht realizimit të synimeve të kamotshme të Serbisë për të tjetërsuar territorin e Kosovës në dobi të Serbisë, Bahtiri shprehu shqetësimin e tij të thellë, prandaj edhe u bisedua edhe për këtë çështje.


“Të dy jemi kategorikë se integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa prekshëm dhe i shenjtë për të gjithë shqiptarët. Është mjerim i madh të shikosh se si Vuçiq idenë e tij e të Serbisë për gllabërimin  territorit të Kosovës, po e shet tek njerëz të caktuar në Prishtinë, edhe pse të gjithë shqiptarët e dinë, por edhe të tjerët, se Serbia nuk ka në Kosovë as edhe një metër tokë të saj”, tha Berisha.

Sipas tij, kufijtë aktual të Kosovës të njohur ndërkombëtarisht, janë sanksionuar me aktin e shpalljes së pavarësisë së saj, me pakon e presidentit Ahtisari, me vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të Hagës, me njohjen nga ana e 115 shteteve të botës, prandaj askush nuk ka të drejtë, nuk mund dhe nuk guxon t’i nëpërkëmbë këta kufij për qëllime përfituese të Serbisë.

“Agim Bahtiri gjykon se Mitrovica e Veriut është peng e bandave kriminale të telekomanduara nga Serbia. Unë ndaj me Agimin shqetësimin e tij të thellë për zhvillimet e fundit. Uroj që Agimi  dhe  faktorët tjerë politik në Kosovë, tu japin përgjigjen e duhur  serbëve  e Beogradit dhe argatëve të tyre në Kosovë, se nuk duk të ketë tjetërsim të territorit të Kosovës”, u shpreh Berisha.

Po ashtu, Berisha shtoj se nuk është interes i shqiptarëve dhe as interes i qytetarëve të Ballkanit të hapet kutia e Pandorës, që të ridizajnohen kufijtë, sepse atëherë pasojat do të ishin të rënda për të gjithë.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, pasi falënderoj ish kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha për pritjen e ngrohtë dhe bisedën shumë të frytshme, tha se angazhimi i Berishës lidhur më zhvillimet e fundit lidhur me Kosovën, është kontribut për paqe në Ballkan.

“Pata nderin të bisedoj me një njeri shumë të çmuar, politikanin më të njohur e të shuar shqiptar, siç është z. Berisha. Biseduam për Mitrovicën dhe për çështjet madhore të Kosovës e të shqiptarëve. Gjeta mbështetjen e fuqishme tek z. Berisha për qëndrimet e mia lidhur me Mitrovicën dhe zhvillimet e fundit, përkatësisht për mos lejimin e humbjes të asnjë pëllëmbe të territorit të Kosovës. Z. Berisha është fuqimisht i përkushtuar për paqe në Kosovë dhe në Ballkan. Unë e falënderoj shumë për mbështetjen që më dha dhe për interesimin e tij të vazhdueshëm për Mitrovicën, Kosovën dhe çështjen kombëtare”, tha Bahtiri, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori