LAJMI I FUNDIT:

Beqaj: Do të themelohen qendra të inovacionit edhe në komuna tjera (Video)

Beqaj: Do të themelohen qendra të inovacionit edhe në komuna tjera (Video)

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka thënë gjatë një interviste për Telegrafin ka thënë se do t’i mbështesin themelimin e qendrave të inovacionit edhe në komuna të tjera.

Themelimi i qendrave inovative tregon ai, do të jetë sipas modelit të Qendrës Inovative të Kosovës dhe Qëndresë Inovative të Gjakovës të cilat janë treguat të suksesshme.


“Kemi Qendrën Inovative të Kosovës, që është një OJQ e cila ka themeluar një qendër të inovacionit, ku janë krijuar mbi 100 ndërmarrje me 600 vende pune”.

“Ne do të përkrahim këto ide dhe personat të cilët kanë ide do të vijnë do të gjejnë një ambient ku idetë e tyre nuk do të refuzohen nga institucionet, por do tu ipet mundësia të jenë inovativ, të japin pasione të para për zhvillimin produkteve të tyre. Idetë e të rinjve do të përkrahen nga mentorët e tyre deri në fazën e inkubimit, pastaj do tu ofrohet përkrahje për kontabilitet dhe marketing. Kur ndërmarrjet të jenë gati për treg me produktet e tyre do të kenë përkrahje edhe me fonde”, ka bërë të ditur ministri Beqaj.

Sipas tij, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, do t’i përkrah idetë e reja dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. /Telegrafi/